Mister në Ksamil: Rrobat dhe telefoni i Naim Likometi gjenden në breg të detit

Mister në Ksamil: Rrobat dhe telefoni i Naim Likometi gjenden në breg të detit

 

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ksamil, ku një 49-vjeçar nga Tirana, Naim Likometi, është shpallur i zhdukur që prej mëngjesit të 8 marsit 2025.

 

Sipas burimeve, Likometi, i cili zotëron një banesë në Ksamil, është larguar nga shtëpia e tij rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe që nga ai moment nuk ka pasur më asnjë kontakt me familjarët apo miqtë e tij. Naim Likometi ishte i veshur me një xhup të zi, atlete Adidas dhe një kostum sportiv Adidas me ngjyrë blu të errët në momentin e zhdukjes.

 

Mister në Ksamil: Rrobat dhe telefoni i Naim Likometi gjenden në breg të detit

 

Ajo që ka shtuar edhe më shumë dyshimet është se sot në mesditë, në breg të detit janë gjetur rrobat dhe telefoni i tij celular.

Telefoni ishte aktiv deri në orën 16:00 të datës 8 mars, por pas kësaj ore është fikur, duke e bërë edhe më të vështirë lokalizimin e tij.

 

Autoritetet dhe familjarët kanë nisur kërkimet për të gjetur 49-vjeçarin.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


SHPËRNDAJE

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Meteorologët zbulojnë si do të jetë moti deri në fund të vitit dhe efektet e El Nino në Europë
Rruga “Lefter Talo” në Sarandë përfundoi, por pemët mungojnë dhe gropat kanë mbetur të hapura
Fondet IPARD të bllokuara: Bujqësia po humbet investime dhe aftësi konkurruese
Debat për pronat në Këshillin Bashkiak Sarandë, të djathtët braktisin mbledhjen – VIDEO
Gjykata e Sarandës rrëzon Prokurorinë: Hotel Central Park në Ksamil është me leje, të hiqet sekuestro
Restorant Pastaria në Sarandë kërkon Kamarier dhe Sanitare

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.