Miratohet buxheti i Bashkisë Sarandë, opozita e përçarë në votim

31/03/1721:08

Shperndaje:


Pas disa orësh diskutimesh, propozimesh dhe debatesh, është miratuar buxheti i Bashkisë Sarandë për vitin 2017
Në variantin e miratuar nga këshilltarët janë përfshirë propozimet e bëra nga këshilltarët gjatë diskutimeve të tyre.
Këshilltarët e Ksamilit ishin të parët që kërcënuan se nuk do të votonin nëse nuk rriteshin investimet për Ksamilin. Pas diskutimeve, nga ana e Bashkisë Sarandë u pranua të shtohen edhe 20 milionë lekë për Ksamilin, nga 3.8 të planifikuara fillimisht.
Këshilltarja Zana Piro kërkoi që të futej në planin e investimeve edhe rruga në fshatin Shelegar, propozim i cili u përfshi edhe në variantin e miratuar.
Këshilltari Dritan Peçi kërkoi më shumë investime për këndet e lojrave për fëmijë, lyerjen e disa fasadave në rrugët kryesore, por mbi të gjitha marrjen e masave për ndërtimin e 2 banjave publike dhe banjave në plazhet publike në Sarandë. Propozimit të këshilltarit Dritan Peçi iu bashkuan edhe këshilltarë të tjerë, gjë që bërë që edhe këto propozime të futen në buxhetin e parashikuar për vitin 2017.
Në fund kur projekt-buxheti do të hidhej për votim, këshilltarët e opozitës u gjendën në kaos, duke mos arritur të kenë një qëndrim se do ta votonin apo jo projekt-buxhetin.
Duke qenë se propozimet e bëra nga këshilltarët e opozitës ishin futur në variantin që u hodh në propozim, këshilltarët e djathtë i dhanë votën PRO, veprim i cili u duk që nuk u miratua nga kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë Hariz Mema, i cili u largua nga salla.
Miratimi i buxhetit i hap rrugën investimeve aq të shumëpritura nga qytetarët e Sarandës.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Vajza nga Saranda Persida Shkrepa emërohet në krye të Institutit të Ndërtimit
Ibrahimaj: Në Shqipëri nuk ka punonjës të kualifikuar, do sjellim nga vende të treta
Tatimet kontrolle në kompani ndërtimi dhe agjenci imobiliare në Sarandë
Butrinti fiton ndaj Bylis B dhe ngjitet në vendin e dytë të renditjes
Stillo Papadhima, sot 101 vjeç – Dëshmia e një të mbijetuari në kampet naziste – VIDEO
Butrinti – Bylis B / LIVE në Saranda Web – përballje direkte për kreun e renditjes

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.