Ministri Klosi mbledh kryebashkiakët: Jeta turistike drejt ringjalljes


Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka mbledhur në “Prestige Resort” në Golem task-forcën për turizmin duke lënë edhe detyra të qarta për institucionet vendore e qendrore por edhe për operatorët turistikë. Klosi vuri theksin tek pastrimi, kryesisht i akseve rrugore që ccojnë drejt stacioneve të plazhit si dhe në nxitjen e operatorëve privatë për të aplikuar në e-Albania për leje.

“Ne kemi një detyrë të parë me fillimin e këtij sezoni në stacionet tona të bregdetit siç është pastrimi nën drejtimin e prefektëve për të stabilizuar situatën e këtyre 3 muajve. Detyrat e menaxhuara nga prefektët për të administruar të gjithë forcat reale që ka çdo qark, situatën e pastrimit në një operacion të madh pastrimi me të gjithë faktorët nën drejtimin e pushtetit vendor dhe institucionet të tjera dhe natyrisht pjesëmarrje e shoqërisë civile për të bërë një operacion në muajin qershor që të shndërrojmë këtë situatë në një situatë të pranueshme për vitin turistik 2020. Kemi një situatë të kontrolluar në plazhe por sa del në akset kryesore rrugore, sa kalo në rrugët dytësore që bashkojnë akset kryesore me zonat e plazhit kemi një situatë të papranueshme. Na duhet prezencë e institucioneve.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 1.5 milionë euro për rikualifikimin e katër rrugëve në Ksamil
“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet
Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.