Merr flakë automjeti në ecje, digjet drejtuesi, bashkëshortja në spital


Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Karahaxh të Delvinës mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ngjarja ka qenë aksidental në mjet i cili ka qenë në ecje e sipër ka shpërthyer në rrugë. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se mjeti ka qenë gaz-benzinë dhe shkak i shpërthimit të tij është bërë problemi me bombulën e gazit.

Brenda në mjetin e djegur udhëtonin dy persona, bashkëshort. Burime bëjnë me dije se viktima është A C nga Fieri, ndërsa e plagosur rëndë është bashkëshortja e tij, shtetasja me iniciale M M 44 vjeç.

Mesohet se gruaja është djegur në rreth 50% te trupit dhe po transportohet per mjekin ne Tirane. Sipas mjekëve gjendja e saj e përgjithshme paraqitet mirë, por për shkak të djegieve 50-55% do të transportohet  në spital ne Tirane për mjekime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:40, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur “Karahaxh”, automjeti tip “Renault Megane” që drejtohej nga shtetasi A.C, ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.

Si pasojë e flakëve të shpejta është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi, shtetasi A.C me banim në Fier.

Ndërsa bashkëjetuesja e tij shtetasja M.M, ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 1.5 milionë euro për rikualifikimin e katër rrugëve në Ksamil
“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet
Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.