Matilda Qurku: Lul, ik se u bëre gaz i botës, thuaj edhe Veselit të hapi portën

04/01/2216:57

Shperndaje:

Sekretarja e Degës së Partisë Demokratike Sarandë, e cila nga Lulzim Basha konsiderohet e shkarkuar pasi mori pjesë në Foltoren e Sali Berishës në Sarandë, i bën thirrje kryetarit të shkarkuar të PD Lulzim Basha të largohet nga Selia, madje t`i thotë edhe të emëruarve të tij në Degët e PD në rrethe të hapin dyert.

STATUSI I MATILDA QURKU:

Na thatë se luftojmë për karriget tona, por harruat që gjysma prej nesh, përfshi edhe mua në 2019 dorëzuam mandatet. Na thatë se futemi nëpër kasaforta, por harruat që tetë vjet opozitë keni mbushur sheshet fal nesh. Na thatë “horra”, por harroni që ne jemi po ata që 8 vite krah jush mburreshit se kishit ekipin më të formuar.

Na thatë “trafikantë”, por harruat që jemi po ne:nëna e baballarë; bija e bijë demokratë që kemi lënë familjet e kemi protestuar në diell, në shi, ditën e natën e jemi helmuar nga gazi bashkë me ju.

Thatë e thoni shumë por harruat që ne jemi demokratë po aq, në mos pak më shumë, se ata që u servilosen nga mëngjesi në darkë, që u thonë se keni fituar e që ju përbetohen se baza është e juaja. Na thatë që është hera e parë që Sali Berisha bën një protestë kundër partisë së vet, po harruat se ju jeni i pari kryetar opozite që i shkon populli i vet poshtë zyrës në historinë opozitare.

Lëshojeni vetë atë godinë që nuk ju përket se u bëtë gazi i botës, madje u thoni edhe kryetarëve nëpër degë të hapin selitë se nuk i keni pronë private, është pronë e përbashkët e demokratëve.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Sarandë: Automjeti përplaset me disa mjete të tjera dhe përmbyset në rrugë
Hotel Restorant 6 Milje kërkon Ndihmës Kuzhinier/e, Pjatalarëse  dhe Sallatier/e
Ledian Goga u fut në lumë për të shpëtuar dy fëmijë nga mbytja, Greqia i jep shtetësi nderi
African Beach & Restaurant në Sarandë kërkon të punësojë Barist/e 
PROPER PIZZA SARANDË KËRKON TË PUNËSOJË MOTORIST
Heroi shqiptar i nxorri nga lumi, por 2 fëmijët nuk mbijetuan. Prindërit dhurojnë organet

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.