Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen, të mos ndjekë shembullin e diktatorëve

Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen, të mos ndjekë shembullin e diktatorëve

Sali Berisha i ka kërkuar Edi Ramës dorëheqjen e menjëhershme, duke e cilësuar “të pashpresë” dhe duke i bërë thirrje të mos ndjekë shembullin e diktatorëve. Duke folur për mobilizimin studentor, Berisha e krahasoi situatën me dhjetorin e vitit 1990. Sipas tij, universitetet në të gjithë vendin janë përfshirë në grevë të përgjithshme, ndërsa protestën e cilësoi si më të fuqishmen që ka njohur vendi.

Ai deklaroi se studentëve u janë bashkuar edhe dhjetëra mijëra gjimnazistë, të cilët, sipas tij, kërkojnë largimin e kryeministrit.

Berisha drejtoi akuza të rënda ndaj Ramës, duke e bërë përgjegjës për varfërinë, rrënimin ekonomik dhe largimin e shqiptarëve. Ai pretendoi se qeverisja e tij ka vjedhur miliarda dhe e akuzoi se ka ndërtuar pushtetin mbi drogën dhe përvetësimin e pasurisë së qytetarëve.

“Edi Rama ndërtoi parajsën e tij mbi drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Në vijim, ai pretendoi se mbi 47 për qind e shqiptarëve janë detyruar të largohen nga vendi për shkak të varfërisë dhe skamjes. Këtë largim e përshkroi si shkatërrim të ëndrrave dhe shpresave për të ardhmen.

Berisha e akuzoi kryeministrin se ka dëmtuar rëndë besimin e shqiptarëve se vendi i tyre mund të bëhet, duke përsëritur kërkesën për largimin e tij nga detyra. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3 ditë para Festës së Mandarinës, kryebashkiaku thërret fermerët për të diskutuar problemet e shitjes
Lexoni më shumë
Reshjet e shiut rikthehen në Sarandë, ja si parashikohet moti sot dhe nesër
Lexoni më shumë
“Çdo pasuri ka historinë e saj”, Odise Kote promovon në Sarandë romanin “Shpërfytyrimi”
Lexoni më shumë
Kamera, frigoriferi dhe televizori me Wi-Fi, si i shfrytëzojnë hakerët dhe çfarë duhet të bëni
Lexoni më shumë
Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen
Lexoni më shumë
Rregulla të reja për shtigjet turistike, mundësi për zhvillimin e turizmit në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Lukovë
Lexoni më shumë