Kumbaro reagon pas protestave të nxënësve dhe studentëve: Jemi të hapur për dialog

Kumbaro reagon pas protestave të nxënësve dhe studentëve: Jemi të hapur për dialog

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka reaguar pas protestave dhe dëmtimeve në godinën e ministrisë, duke shprehur mbështetje për të drejtën e studentëve për të kërkuar më shumë nga institucionet, por duke dënuar shkatërrimin e pronës publike. Në reagimin e saj, Kumbaro thekson se protesta studentore dhe dhuna ndaj godinave apo ambienteve të punës së punonjësve publikë janë të ndara nga njëra-tjetra. Ajo shprehet se përplasjet fizike dhe dëmtimet nuk mund të zëvendësojnë argumentet dhe dialogun.

Sipas ministres, kati i parë i Ministrisë së Arsimit është djegur dhe ka mbetur jashtë përdorimit deri në riparimin e tij. Ajo deklaron se, përveç bazës materiale, janë dëmtuar edhe dokumente.

Pavarësisht dëmeve, Kumbaro thotë se stafi vijon punën dhe ministria mbetet e hapur për komunikim me studentët, universitetet dhe prindërit. Në deklaratë përsëritet ftesa për të diskutuar shqetësimet dhe për të shqyrtuar propozimet e studentëve. “Aktet e sotme të shkatërrimit nuk përfaqësojnë marrëdhënien e Ministrisë së Arsimit me studentët”, shprehet Kumbaro. Ajo shton se është e bindur që studentët nuk mund të shkatërrojnë institucionet e tyre dhe pronën publike apo private.

Ministrja përmend edhe skemat e mbështetjes financiare. Sipas shifrave që paraqet në reagim, mbi 12 mijë studentë nga familje në vështirësi përfitojnë çdo vit mbështetje për studimet, ndërsa mbi 40 mijë përfitojnë tarifa të reduktuara ose përjashtim nga pagesa. Ajo përmend gjithashtu bursa për studentët ekselentë dhe për ata që ndjekin programe prioritare.

Në përfundim, Kumbaro u kërkon studentëve të kujdesen për veten dhe të mos lejojnë që të shtyhen drejt akteve të dhunës. Reagimi i saj përqendrohet te dëmtimet e institucioneve dhe thirrja për dialog, pa trajtuar dhunën policore ndaj të rinjve gjatë protestave.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.