Kryetari i PS Delvinë Izet Silaj nuk është në listën e të shkarkuarve


11 Kryetarë degësh janë shkarkuar nga kryesia e PS-së për mospërmbushje objektivash, neglizhencë dhe shturrje në ato bashki ku drejton opozita. 

Filimisht ne mediat kombetare  u perfol se ne kete liste ishte edhe kryetari i Deges se PS Delvine Izet Silaj, por nje burim nga selia e PS ka thene per Saranda Web se kryetari i PS Delvine nuk eshte ne listen e te shkarkuarve.

Pas mbledhjes që zgjati më shumë se një orë në selinë rozë, zëdhënësja e Kryesisë së PS, Elisa Spiropali njoftoi shkarkimet, ndërsa shtoi se janë bërë për shkak të degradimit të marrëdhënies pushtet lokal-qytetarë.
Ka një degradim të marrëdhënies pushtet lokal-qytetarë dhe po bëhet analizë e punës së drejtorëve dhe e qeverisjes në territor. Ne kemi shkarkuar kryetarë degësh të PS, por nuk e kam listën.

Ne nuk kemi opozitë dhe nuk mund të presim lindjen e opozitës që të vendosim gishtin në plagët e qeverisjes lokale apo qendrore ku ka nevojë për ndërhyrje. Drejtuesit politikë do të rrisin prezencën në territor

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 1.5 milionë euro për rikualifikimin e katër rrugëve në Ksamil
“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet
Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.