KËSHTJELLA E PANJOHUR E PIRROS SË EPIRIT NË SHËN ILIA, MALÇAN, THEOLOGO – VIDEO

11/11/2217:28

Shperndaje:

KËSHTJELLA E PANJOHUR E PIRROS SË EPIRIT NË SHËN ILIA, MALÇAN, THEOLOGO

 

Ky vendbanim i lashtë shtrihej në jug-perëndim të fshatit të sotëm të Malçanit, në kodrën e Shën Ilias, në lartësinë 650 m mbi nivelin e detit. Kodra, në të dy faqet e saj, në jug-perëndim dhe jug-lindje, ishte dhe i përshtatshëm dhe mjaft i bollshëm për banesat dhe ndërtesat publike. Tarracat mbi të cilat ndodheshin ndërtesat, përforcoheshin me mure ashtu si në qytetet e tjera të Kaonisë. Planimetria e vendbanimit është e thjeshtë, në formë trekëndshi me perimetër 1000 m. dhe sipërfaqe 110.400 m² nga të cilat ishin të banueshme 2/3 e saj.

 

 

Muret mbojtëse me gjerësi 3,50 m përbëheshin nga dy faqe dhe ishin ndërtuar me teknikën isodomike katërkëndore. Në total përmbanin 16 kulla, të gjitha në anën lindore, në formë katërkëndore, me 6,50 m secila brinjë.Kishte tri hyrje të ruajtura nga 2–3 kulla secila. Hyrja 2 në anën veri-lindore dhe në vendin më të ulët të vendbanimit, është më e madhja, më e mirëmbajtura dhe siguronte komunikimin me vendin përreth, me vendbanimet fqinje. Hyrja 1 ndodhet në anën veriore dhe hyrja 3 në atë lindore.

Vendbanimi kishte dy sheshe me gjerësi 100 metra secila dhe në 20 metra largësi nga njëra-tjetra. Jeta në vendbanim ishte më e vrullshme gjatë shekujve III – II para J. Krishtit.

 

Furnizimi me ujë bëhej nëpërmjet një ujësjellësi që e sillte ujin nga burimet mbi fshatin Malçan. Gojëdhëna që kanë mbërritur deri në ditët e sotme thonë se ajo ka shërbyer si vendbanim veror për Mbretin Piro të Epirit

 

Qyteti antik Helikranon: misteri i madh arkeologjik i fshehur në Malçan – VIDEO

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

MY FAMILY Restaurant kërkon Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e
Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes – VIDEO
Butrinti përballje vendimtare ndaj Shkumbinit në Peqin, shans për t’u ngjitur në krye të Kategorisë
77-vjeçari ndalohet nga Policia, u denoncua nga një e mitur për përndjekje dhe ngacmim sek,sual
19-vjeçari gjendet pa jetë pranë një banese të braktisur
Kep Merli Resort & Residences kërkon të punësojë Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.