Këshilli Bashkiak Sarandë rezolutë për të kundërshtuar Hartën e Re Gjyqësore
Këshilli Bashkiak i Sarandës ka përgatitur nëpërmjet një rezolute kundërshton Hartën e Re Gjyqësore të propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, e cila konsiston në reduktimin e numrit të gjykatave në shkallë vendi (edhe të Gjykatës së Sarandës) dhe midis të tjerave edhe krijimin e një Gjykate të vetme Apeli të juridiksionit të përgjithshëm, me seli në Tiranë, si dhe mbylljen e gjykatave administrative të shkallëve të para, në Rrethet Gjyqësore ku janë atashuar, duke u krijuar vetëm dy gjykata administrative të shkallës së parë, me seli në Tiranë dhe në Lushnjë.
REZOLUTA:
REZOLUTË E KËSHILLIT TË BASHKISË SARANDË PËR RISHIKIMIN E DRAFT-HARTËS GJYQËSORE
Drejtuar: Këshillit të Ministrave
Kryeministrit të Shqipërisë Z. Edi Rama
Ministrit të Drejtësisë Z. Ulsi Manja
Per dijeni : Keshillit te Larte Gjyqesor
Keshillit te Larte te Prokurorise
I nderuar Kryeministër z. Edi Rama!
I nderuar Ministër i Drejtësisë Z. Ulsi Manja!
Të nderuar anëtarë të Këshillit të Ministrave !
Të nderuar anëtarë të Këshillit të Larte Gjyqesor, Anetare te Keshillit te Larte te Prokurorise .
Këshilli i Bashkisë Sarande në përmbushje të detyrimeve ligjore të përcaktuara në Ligjin 139/2015 “Për vetqeverisjen vendore”, i ndryshuar neni 53 pika k) për mbrojtjen e garantimin e interesit publik dhe në përputhje me Regulloren e Funksionimit të Këshillit të Bashkisë, pas nje konsultimi te gjere me grupe te interesit, qytetare shoqata aktiviste te shoqerise civile, juriste e te tjere , vendosi t’ju drejtohet nëpërmjet kësaj Rezolute, në lidhje me draft – harten e re gjyqësore e cila nese do te ligjerohet eshte kunder interesave me te larta publike duke demtuar rende aksesin per tu paraqitur para nje gjykate ne nje kohe shume te shpejte dhe me kosto sa me te ulet, jo vetem kosto finaciare por edhe te diteve te punes qe do te duhen per te kerkuar nje te drejte ose interes te ligjshem.
Parashtrim i Situatës:
1-Historiku,
Para vitit 1912 ne kohen e Perandorise Turke ne kete rajon Gjirokaster Delvine ka patur qendra administrative ku nder institucionet e tjera ka qene dhe gjykatat .
Pas vitit 1912 qeverite e kohes jane kujdesur qe ne kete rajon per shume arsye te forcoheshin institucionet e shtetit shqiptar dhe nder to edhe sistemi gjyqesor dhe ka patur gjykata ne Delvine, Gjirokaster deri ne Konispol.
-Nepermjet arkivave te ketyre gjykatave Shteti shqiptar ka nje pasuri te madhe per sa i perket historise si zhvillimit te shtetit Shqiptar ne jug te vendit (Gjirokaster dhe Sarande).
Edhe ne Kohen pas vitit 1944 shteti i kohes i ka forcuar institucionet ne kete rajon dhe nder to edhe sistemin gjyqesor.
Pra ne Jug te vendit jetojne jo vetem popullsi fshatare por edhe intelektuale te fushave te ndryshme nder ta edhe gjykates, prokurore, notere, avokate, eksperte te fushave te ndryshme qe kane lidhje me sistemin gjyqesor.
Pra te gjitha Qeverite qe pas vitit 1912 kane kushtuar rendesi te posacme institucioneve te shtetit, por vecanarishte te sistemit te drejtesise, te sigurise e me gjere ne rajonin e jugut.
2-Cfare parashikon Harta e re gjyqesore.
Draft – Harta e Re Gjyqësore e propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, konsiston në reduktimin e numrit të gjykatave në shkallë vendi dhe midis të tjerave edhe krijimin e një, Gjykate të vetme Apeli të juridiksionit të përgjithshëm, me seli në Tiranë, si dhe mbylljen e gjykatave administrative të shkallëve të para, në Rrethet Gjyqësore ku janë atashuar, duke u krijuar vetëm dy gjykata administrative të shkallës së parë, me seli në Tiranë dhe në Lushnjë.
Kjo reforme prek edhe Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Sarande dhe ne projekt eshte parashikuar per tu bashkuar me Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster.
Institucionet që preken direkt nga draft – harta e re gjyqësore përveç Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande, Gjykatës të Apelit Gjirokaster dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokaster, janë dhe institucionet e tjera si Prokuroria e Rrethit Gjyqeosr Sarande, Prokuroria në Gjykatën e Apelit Gjirokaster dhe Avokatura e Shtetit pranë Gjykatës së Apelit Gjirokaster.
Rrethi Gjyqesor Sarande (Shkalla e Pare) perfshin Bashkine Sarande Delvine, Finiq Konispol dhe Njesine Administrative Lukove te Bashkise Himare.
Gjykata Administrative Gjirokaster perfshin ne juridiksionin e saj territorial Bashkine Sarande Delvine, Finiq Konispol dhe Njesine Administrative Lukove te Bashkise Himare si dhe qarkun Gjirokaster ( Gjirokaster, Tepelene, Permet).
-Kjo ndarrje eshte bere pasi jane bere studime qe kane te bejne me largesine nga skaji me i larget i ketij rajoni duke u orientuar me vendodhjen e gjykatave si dhe nga lidhja gjeografike e ketij rajoni. Keshtu ka qene qe para vitit 1912 pas vitit 1912 , gjate kohes se socializmit ku kane jetuar ne harmoni shtetas te ndryshem te pupullsise, ushtarake, mesues, inxhiniere, njerez te kulltures, artit, patriote te pasur e te varfer, gjykates , notere, eksperte pra nje popullsi ku i ka patur dhe i ka te gjitha shtresat. Largimi i ushtrise, i drejtorive rajonale drejt Fierit e Tiranes si dhe largimi se fundimi edhe i gjykatave bene edhe largimin e avokateve, gjyqtareve, eksperteve te ndryshem te lidhur me sistemin e drejtesie gje qe ne fund ka te beje me largimin e ketyre shtetasve drejt kryeqytetit qe do thote shpopullim i jugut te Shqiperise nga shtresa intelektuale gje qe eshte ne dem te vendit pasoje qe vjen ne te ardhmen.
-Nga studimi i ceshtjeve te trajtuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarande, te Gjykates se Shkalles se Pare Administrative Gjirokastres rezulton se kane trajtuar nje numur te madh ceshtjes per sa i perket numrit te tyre, kohes se gjykimit deri ne dhenien e vendimit me forme te prere qe per Gjykaten Civile dhe ate Penale perfundojne ne Gjykaten e Apelit Gjirokaster.
Referuar ceshtjeve administrative te gjykuara nga Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Gjirokaster rezulton se numri me i madh i ceshtjeve vine nga Rajoni i Rrethit Gjyqesor Sarande qe qytetaret per ceshtje administrative shkojne deri ne Gjirokaster, por largimi i kasaj gjykate ne Lushnje e bene te veshtire ose te pamundur kerkimi i drejtesise per sa i perkete ceshtjeve te natyres administrative kur vete qellimi i krijimit te ketyre gjykatave ka qene gjykimi i shpejte e ketyre ceshtjeve dhe me kosto sa me te ulta. ( Nje shembull; Per gjoba te vendosura qytetareve ne shumat nga 5000 leke deri ne 100.000) leke edhe kur ato jane te padrejta nga largesia qe krijohet nga shkuarja ne gjykate qytetaret do te heqin dore nga kerkimi i drejtesise per vet kostot, kohen e humbur e te tjera).
Në fakt harta e re gjyqësore, për Rajonin e Rrethit Gjyqesor Sarande, me mbylljen e Gjykates Sarande dhe dy gjykatave, (Apel dhe Shkallë e Parë Administrative Gjirokaster ) sjell ndikim negativ tek qytetarët dhe me gjere si e kemei sqaruiar edhe me larte.
-Mbyllja e tyre, ul aksesin e qytetarëve në marrjen e këtij shërbimi. Aksesi në drejtësi lidhet me distancën qytetar-gjykatë, numrin e popullsisë në marrjen e këtij shërbimi, kostot e qytetarit në përfitim, si dhe me rritjen e cilësisë së këtij shërbimi.
Me largimin e këtyre gjykatave rriten kostot për qytetarët dhe për institucionet publike që ushtrojnë veprimtarinë e tyre ne Rajonin e Rrethit Gjyqeoar Sarande si dhe ne rrethin Gjyqesor te Gjykates Adsmnsitartive Gjirokaster qe perfshin Rrethin Gjyqesor Sarande, dhe ate Gjirokaster e Permet.Gjykata e Apelit Gjirokaster perfshin Rrethin Gjyqesor Sarande dhe ate Gjirokaster dhe ngarkesa per keto gjykata eshte sipas ligjit duke pare edhe shpejtesine e dhenies se drejtesise si dhe cilesine e gjykimit.
-Largesia qe krijohet me mbylljen e Gjykates Administrative Gjirokaster nga Sarande per ne Lushnje dhe i gjithe rajoni jugur e bene te pamundur qe qytetari te kerkoje nje te drejte te natyres administrative per vete koston qe krijon kjo largesi dhe automatikishte qytetaret do te heqin dore nga e drejta e cenuar per kete fakt.
-Hartimi i kësaj rezolute eshte mbeshtetur ne historikun qe e sqaruam me larte por edhe ne pervojen e meparshem, dhe aktuale. Draft harta e re gjyqësore nuk merr për bazë që sistemi gjyqësor ka qenë i organizuar edhe më parë me një gjykatë të vetme Apeli me seli në Tiranë, e cila rezultoi e deshtuar.
Modeli i tanishem eshte ngritur mbi nje studim i cili eshte akoma i dobeshem duke pare vete terrenin gjendjen ekonomike, largesine per te shkuar ne gjykate etj .
-Draft harta e re gjyqësore shumfishon kostot e shpenzimeve gjyqësore për:
-Qytetarët te cilët përveç pagesës së përfaqësimit në gjykim duhet të paguajnë edhe kostot e transportit dhe akomodimit të përfaqësuesit apo avokatit të tyre.
Këshilli i Bashkisë Sarande drejtohet me kërkesat si më poshtë:
Te qendroje Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarande sic eshte dhe te kompletohet me 7- 8 gjyqtare sa eshte ngarkesa sipas ligjit.
-Të rishikohet draft harta e re gjyqësore duke lënë në funksion Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokaster pasi ceshtjet qe ajo trajton jane ne nje perqindje apsolute nga Rrethi Gjyqesr Sarande per vete dinamiken dhe zhvillimin e rajonit tone si nje zone turistike me perparesi zhvillimi, ku vetem te huajte jane mbi 300 deri 500 vetem blerje banesash, fshatra turistike gjate bregdetit dhe popullsia eshte duke u rritur.
Per sa i perket Gjykates se Apelit Gjirokster ne mendojme qe te qendroje aty ku eshte, per vete ate qe kemi shpjeguar me larte .
Harta e re gjyqësore të marrë në konsideratë interesin më të lartë të qytetarëve duke ju referuar të kaluarës, gjendjes aktuale dhe perspektivës të rajonit jugor… përfundon Rezoluta e Këshillit Bashkiak Sarandë.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
31/03/228:43
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
31/03/228:43
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
31/03/228:43
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
31/03/228:43
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
31/03/228:43