Ilir Nikolla prezanton projektin për zgjidhjen e problemit me pastrimin

09/06/1918:15

Shperndaje:


Gjatë takimeve prezantuese me qytetarët e Sarandës, kandidati i pavarur për kryetar bashkie Ilir Nikolla, ka shpallur projektin e tij për zgjidhjen e problematikës me pastrimin. Kandidati Ilir Nikolla shprehet se pikë së pari e zgjidhjes së këtij problemi është krijimi i ndërmarjes së pastrimit nga vetë bashkia. Projekti i Ilir Nikollës konsiston në:
Pastrimi do të kryhet nga Ndërmarrja e Bashkisë dhe po ndaj me ju disa nga pikat e garancisë së cilësisë së pastrimit:
– Krijimi i Ndërmarrjes së Pastrimit nga vetë Bashkia
– Vendosja e kontenierëve prej betoni, që zgjidh njëherë e përgjithmonë skandalin e vjedhjes së koshave.
– Zgjedhja e përgjegjësve të pastrimit për secilën zonë, të cilët do të monitorojnë çdo ditë punën e grupeve të pastrimit, e do të jenë të gjithë të barabartë përpara shpërblimit për punë të ndershme dhe përgjegjësisë në rast neglizhence.
– Organizimi i grupeve të punës në bashkëpunim me banorët e pallateve për të ndërtuar një sistem mirëmbajtjeje të çdo objekti.
Të gjitha shërbimet e lartpërmendura, të menaxhuara nga Bashkia, hapin dhjetëra vende pune në sektorin e Pastrimit dhe ulin kostot e tij.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Mumushe Ibrahimi, 85-vjeçarja nga Saranda vijon ende të qepë jorganë e të thurë qilima – VIDEO
Qeveria merr vendimin: Lirohen 380 të burgosur, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi
Policia e Sarandës sekuestron fishekzjarret e Vitit të Ri – VIDEO
Epirus Hotel kërkon Shef kuzhine, Recepsionist/e, Kamarier/e dhe Sanitare
Mbyllën sytë në Butrint, prokuroria dërgon për gjykim 3 inspektorët, kreun e IVMT-së dhe ndërtuesin
Tenderi 1.3 milion euro për punimet në Rrugën e Katërt: Në garë 2 kompani me oferta 97% dhe 98% të fondit limit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.