Ikja e papritur e dy njerëzve të mirë dhe mikëpritës në Borsh – Nga Nebil Çika
Gazetari Nebil Çika, i cili humbi 2 ditë më parë të afërmit i tij, pas një qarku elektrik në batanijen elektrike, nëpërmjet një statusi në facebook shprehet se “… thonë që Zoti merr përzgjedh e merre afër tij me të mirët dhe përtej dhimbjes qe na shkaktoi me mënyrën e pamerituar që i mori besoj Ai u kujdes ti merrte pranë vetes të dy bashkë ne të njëjtin moment si një dëshmi hyjnore e dashurisë të tyre të madhe për njeri tjetrin“.
Në një incident tragjik humbën jetën dhe u larguan nga kjo botë xhaxhai im i dashur Rrapo Çika dhe bashkëshortja e tij e nderuar Savoja, një humbje e dhimbje e madhe për të gjithë ne por edhe për ata ,jashtë familjes sonë,që kanë pasur fatin ta njohin këtë çift të mrekullueshëm.
Rrapo është vëllai i vogël i babait tim një bir i denjë i familjes sonë. I mençur i urtë duar artë ai ka lënë një emër të respektuar tek të gjithë ata që e kanë njohur ose kanë dëgjuar për të. Xha Rrapo, pati një fat të madh kur u njoh e martua me Savojën një zonjë e vërtetë, bijë e familjes së njohur e fisnike Ahmetaj nga Mashkullora e Gjirokastrës .
E deshën shumë njeri tjetrin , ndërtuan një familje të mrekullueshme e të lumtur dhe zoti u fali tre fëmijë Blertën, Lavdien dhje Armandin të cilët i rritën me dashuri perkushtim dhe i edukuan me cilësitë me të mira një traditë e familjes sonë . Thonë që pas një burri të mirë e të suksesshëm qëndron gjithnjë një grua e zonjë e tillë dhe rasti konkret i xhaxhit tim dhe zonjës së tij është provë që e vërteton me së miri këtë.
Rrapo dhe Savoja me fisnikërinë e tyre të lindur e kishin kthyer shtëpinë e tyre ne Borsh ne një “teqe” ku gjenin mikpritjen jo vetëm në dhe njerëz të afërme të familjes por kushdo që trokiste në portën e tyre gjithnjë të hapur për miq edhe pa i njohur fare. Jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj. Ata lumturoheshin kur prisnin një mysafir, gjë e rrallë kjo për kohën ku jetojmë. Kjo u krijoi njohje e miqësi të shumta ne te gjithë vendim madje edhe jashtë tij . Kjo jo vetëm për aftësitë e shkëlqyera të zonjës se shtëpisë si nikoqire por edhe shpirtin e bardhë dhe gojën e ëmbël të çiftit. Si profesionist xhaxhai ishte një mjeshtër madh. Duart e tij të arta kanë lënë gjurmë në shume shtëpi e ndërtesa të tjera të zonës por edhe në vende të tjera ku ai ka punuar, kishte aftësinë e transformonte ne vepër artistikë çdo që kapte me dorë.
Thonë që Zoti merr përzgjedh e merre afër tij me të mirët dhe përtej dhimbjes qe na shkaktoi me mënyrën e pamerituar që i mori besoj Ai u kujdes ti merrte pranë vetes të dy bashkë ne të njëjtin moment si një dëshmi hyjnore e dashurisë të tyre të madhe për njeri tjetrin.
Ne jemi të pikëlluar sot për humbjen e tyre por edhe krenarë për ate që na lanë pas me sjelljen dhe punën e tyre fisnike. Një proverb thotë : Njeriu nuk vdes kur ikën fizikisht , njeri vdes kur harrohet e nuk kujtohet me . Besoj që për atë Xha Rrapo dhe xheko Sava bënë sa ne këtë botë do të kujtohen gjatë e me respekt të madh .
Prani e aq shumë njerëzve qe i falënderoj pa masë në funeralin e tyre na e shton edhe me shumë krenarinë për ta. Uroj që Blerta Lavdia, Mandi dhe fëmijët dhe bashkëshortët e tyre të jetojnë sa më gjata e të përcjellin cilësitë me të mira të prindërve të tyre të nderuar.
Qofshi të Xhenetit të dashur xha Rapo e xheko Sava.
Do t’iu kujtojmë përherë me dashuri e nderim të madh!, E keni merituar plotësisht, shkruan Nebil Çika.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit