I dënuar për thirrje urrejtjeje nacionaliste, KQZ i ndalon kandidimin “të pavarurit”

17/05/1919:25

Shperndaje:


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme për verifikimin e kandidatëve për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit i ka ndaluar kandidimin Alfred Belerit në zgjedhjet e 30 qershorit si kandidat i pavarur në Bashkinë e Himarës.

“Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit për Kryetar në Bashkinë Himarë, z. Dhionisios Alfred Petro Beleri, i pavarur, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publik”. KQZ vendosi të refuzojë kandidaturën e z. Dhionisios Alfred Petro Beleri, kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë Himarë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019″ deklaron KQZ-ja.

Burimet të A2 CNN bëjnë të ditur se në vitin 1999, Gjykata e Athinës e ka dënuar me 18 muaj burg për mbajtje pa leje të armës. Nga ky dënim, ai nuk ka kryer burg.

Ndërsa në vitin 2006, Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 3 vjet burg për thirrje urrejtjeje nacionaliste. Edhe për këtë vendim nuk ka kryer burg.

Gjatë ditës së sotme, kandidati Beleri ka qenë në Athinë, së bashku me kreun e PBDNJ Vangjel Dule dhe kryetarin e OMONIA Vasil Kajo, ku kanë patur një takim me kryetarin e Demokracisë së Re.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Day Lux Hotel në Sarandë kërkon Punonjës për sezonin turistik
19-vjeçarja shqiptare humb jetën në Greqi, e droguan dhe e lanë të vdiste në rrugë
Kërkohet një kujdestare gjatë ditës për një grua të moshuar në Sarandë
MARKET DAILY në Sarandë kërkon të punësojë staf shërbimi dhe manaxherial
Market ushqimor JULI kërkon Kasiere dhe Sistemuese. Ofrohet akomodim
Digjet një automjet në orët e para të mëngjesit, Policia në kërkim të autorëve

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.