Furtunë në PD Sarandë, Manjola Nikollo rrebelohet ndaj “procesit të intriguar”

17/04/2418:07

Shperndaje:

Manjola Nikollo ka njoftuar se në fshehtësi të Degës së PD Sarandë është marrë një vendim për zgjedhje të reja në këtë degë.

Të dashur demokratë dhe demokrate të Sarandës, Konispolit e Finiqit

Sot, 2 vjet pas zgjedhjes sime Kryetare e degës së Partisë Demokratike Sarandë, gjej rastin sërish të shpreh mirënjohjen dhe falenderimet e mia më të sinqerta karshi jush, në këtë rrugëtim të përbashkët të nisur nga dita e votëbesimit tuaj me një votë të cilësuar.

Në këto dy vite shumë të vështira për ne, të përballur jo vetëm me mbijetesën në opozitë përballë një pushteti egërsisht sulmues, por edhe me konfliktet mes veti, kemi arritur të tregojmë se shpirti i demokratëve dhe sakrificat e tyre arrijnë të mposhtin cdo pengesë. Bashkë jemi munduar të rikthejmë jo vetëm shpresën e humbur pas zgjedhjeve të 2021, por të rivitalizojmë strukturat tona e të përballemi fuqishëm në zgjedhjet lokale të 2023. Arsyet pse nuk i’a dolëm, i tejkalojnë kufijtë e mundësive tona, e ato i dimë tashmë të gjithë, të përballur me shkaqet më të errëta të mbi 30 viteve pluralizëm politik.

Në këtë 2 vjetor shumë domethënës për mua, nuk mund të rri pa ju shprehur sinqerisht, ashtu sic kam qenë gjithnjë me ju, handikapet që as personalisht dhe as politikisht nuk i kapërdij dot. Në këto dy vite, shpesh ato që në dukje mund të kenë qenë minimilisht influenca të miat apo maksimalisht vendimarrje, në realitet nuk kanë qenë edhe aq. Përpjekjet e deputetes së zonës sonë, Ina Zhupa, janë përkthyer në “veto” për disa nga vendimarrjet e këtyre dy viteve që në jo pak raste kanë mërzitur demokratët e thjeshtë e shpesh i kanë prerë rrugën ambicjeve legjitime të anëtarëve por dhe detyrimeve statutore të degës sonë. Kam zgjedhur të mbaj mbi supe atë cka nuk e kam bërë, kam pranuar ato përgjegjësi që nuk i kam pasur, packa se kam luftuar që asnjë demokrat mos të cënohej kurrsesi edhe pse mund mos t’ja kem dalë në finale. Modeli im i punës nuk ka të bëje as me “diktate” provinciale, as me “veto” të forti e as me intriga dinake.

Me vendim të Kryesisë së PDSH, por natyrisht me kërkesë të deputetes Zhupa, pa u konsultuar dhe pa marrë asnjë mendim nga dega, është vendosur hapja e procesit zgjedhor për Kryesinë dhe Kryetarin e PD Sarandë. Kjo vjen pas vendimit për ndarjen e degës sonë në 3 degë të tjera, Saranda, Konispoli e Finiqi.

E bindur se detyrën time e kam kryer si një profesioniste e vërtetë por mbi të gjitha si një demokrate e shkëlqyer, refuzoj të behëm pjesë e një procesi të “intriguar” që pa nisur. Preferoj të rreshtohem krah anëtarëve të thjeshtë të degës sonë, e mos të kërkoj të jem më pjesë e drejtimit të degës, por të mbetem model i përkushtimit dhe sakrifricës sublime të ketyre 2 viteve drejtim, duke rrezikuar madje edhe përtej politikës, ndryshe nga të tjerë që sakrificën e shohin nga “kolltukët” komodë të interesave të mëdha.

Ju falenderoj me përulësi,
Manjola Nikollo


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ABZHR lajm të mirë për 699 fermerë nga Saranda, Delvina, Konispoli dhe Finiqi
Tifozët e Butrintit apelojnë: Shpëtoni Onuh, ai është pjesë e Familjes tonë!
Publikohen Çmimet e Referencës për Shtëpitë dhe Apartamentet në Sarandë, Delvinë, Himarë dhe Konispol
100 mijë euro për rikonstruksionin e rrugës “Pandeli Boçari” në Sarandë
Arrestohen 11 persona në Sarandë dhe Delvinë, akuzohen për shpërndarje ‘malli’ – VIDEO
Operacion i Policisë gjatë natës: 15 të shoqëruar në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.