Denoncimi: Policia e Sarandës dhunoi qytetarin pse kërkoi leje për të dalë për kanaçe


Një qytetar është transportuar mbrëmjen e sotme në spitalin e Sarandës dhe që sipas familjarëve ishte dhunuar nga policia.

Qytetari, i cili shprehet se është i afërmi i burrit të dhunuar, thotë se ai është i pastrehë dhe policia e ka dhunuar barbarisht duke e lënë pa ndjenja, dhe më pas e kanë dërguar në spital. Ai thotë se policët e shtynë nga shkallët e komisariatit, kur ishte bashkë me djalin, pasi shkuan të kërkonin leje për të dalë se s’kanë bukë të hanë.

Sipas tij, burri i dhunuar, përveçse i varfër e i pastrehë, është edhe i sëmurë dhe prej disa vitesh fle rrugëve të qytetit. Burri i dhunuar quhet Astrit Terolli dhe është 53-vjeç, ndërsa ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme.

https://www.facebook.com/143672462471081/posts/1472912082880439/

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Dhuna e Policisë ndaj studentëve zgjon revoltë kombëtare
Lexoni më shumë
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.