Damian Gjiknuri: Përfundojmë aeroportin dhe Rrugën e Kardhiqit

27/05/1712:56

Shperndaje:


Damian Gjiknuri: Përfundojmë aeroportin dhe Rrugën e Kardhiqit.
Gjatë një takimi me operatorët turistikë në Sarandë ka thënë se “Saranda do të përfitojë një “boom” investimesh dhe turistësh në katër vitet e ardhshme. Rruga e Kardhiqit, një aeroport i ri dhe shumë investime në infrastrukturë do të ndryshojnë rrënjësisht jo vetëm Sarandën, por të gjithë rajonit. Ky është vizioni i Partisë Socialiste  për Sarandën dhe zonat përreth, të cilin e diskutuam sot së bashku me Drejtuesin Politik të Qarkut, Damian Gjiknuri, në një takim miqësor me operatorët turistikë të zonës.
Qëllimi jonë është ta shndërrojmë Sarandën në një rajon që ofron paketa të plota turistike dhe konkurruese për të gjithë rajonin sepse Saranda nuk ka vetëm detin. Në Sarandën e 4 viteve të ardhshme do të ketë turizëm kulturor, site arkeologjike, por dhe agro-turizëm. Së shpejti do t’i jepet zgjidhje përfundimtare edhe çështjes së trojeve duke i hapur rrugë ndryshimit rrënjësor të qytetit.
Prandaj ju ftoj miq që më 25 qershor të votoni Partinë Socialiste  pasi është e vetmja forcë politike që ka treguar që di të bëjë shtet. Dhe këtë herë, me mbështetjen e zjarrtë të Sarandës, Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë, PS do të marrë më shumë se 71 mandate që do të thotë se ne do të drejtojmë të vetëm vendin në 4-vitet e ardhshme. Së bashku me Partinë Socialiste , për të bërë Shtet , për më shumë Punësim, për më shumë mirëqenie  për të gjithë”

 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Restorant Primavera kërkon Picier, Ndihmës Picier, Sallatiere, Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Borsh/ Banorët e Qazim Palit sërish në protestë: “Pronat i kemi me ligj, por na i rrëmbejnë”
Vila Marjana në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhiniere dhe Sanitare
Jepet me qira vjetore Bar – Restorant “Blue Sky” në Sarandë
Matilda Qurku zgjidhet kryetare e Degës së Partisë Demokratike Sarandë
Delvina fiton në transfertë, mposht Shkumbinin 2-1

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.