Banorët e Shëndëllisë në protestë, fëmijët bojkotojnë mësimin


Banorët e fshatit Shëndëlli në bashkinë e Konispolit kanë filluar prej ditës së djeshme një valë protestash.
Ditën e djeshme ata kanë bllokuar veprimet e zyrtarëve të Konispolit për matjet në parcelat, që sipas kryetarit të bashkisë Konispol u janë dhënë banorëve të fshtit Vrinë në bazë të ligjit 7501.
Kryetari i fshatit Shëndëlli, në një komunikim me Saranda Web u shpreh se protestat e tyre do të vijnë duke u përshkallëzuar.
Shkak i protestave sipas kryetarit të fshatit janë mostrajtimi i banorëve të fshatit me tokë dhe mungesa e investimeve në fshat.
Në fshatin tonë nuk ka asnjë llambë ndricimi nëpër rrugë, shprehet për Saranda Web kryetari i fshatit pavarësisht se kemi investuar me shpenzimet tona vendosjen e linjës së korentit.
Protestës u janë bashkuar edhe femijët e fshatit, të cilët kanë bojkotuar mësimin ditën e sotme dhe shprehen se nuk do të shkojnë në shkollë edhe ditët në vazhdim.

 


SHPËRNDAJE

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Meteorologët zbulojnë si do të jetë moti deri në fund të vitit dhe efektet e El Nino në Europë
Rruga “Lefter Talo” në Sarandë përfundoi, por pemët mungojnë dhe gropat kanë mbetur të hapura
Fondet IPARD të bllokuara: Bujqësia po humbet investime dhe aftësi konkurruese
Debat për pronat në Këshillin Bashkiak Sarandë, të djathtët braktisin mbledhjen – VIDEO
Gjykata e Sarandës rrëzon Prokurorinë: Hotel Central Park në Ksamil është me leje, të hiqet sekuestro
Restorant Pastaria në Sarandë kërkon Kamarier dhe Sanitare

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.