Banorët e lagjes Ndrelat në Lukovë, 5 ditë pa ujë. Asnjë përgjigje nga institucionet

Banorët e lagjes Ndrelat në Lukovë, 5 ditë pa ujë. Asnjë përgjigje nga institucionet

 

Banorët e lagjes Ndrelat në Lukovë, kryesisht të moshuar, po vuajnë prej pesë ditësh mungesën e plotë të furnizimit me ujë të pijshëm. Situata po i vë në vështirësi të mëdha banorët, të cilët shprehen se kjo nuk kishte ndodhur më parë.

Në një prononcim për Saranda Web, ata treguan se janë përpjekur të kontaktojnë me institucionet përgjegjëse për të kërkuar zgjidhje, por askush nuk u është përgjigjur. “Jemi të harruar nga të gjithë. Nuk kemi ujë për të pirë, për t’u larë, apo për të kryer nevojat më bazike,” tha një prej banorëve.

 

Banorët e lagjes Ndrelat në Lukovë, 5 ditë pa ujë. Asnjë përgjigje nga institucionet

 

Të moshuarit, që përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë në këtë lagje, janë më të prekurit nga situata. Mungesa e ujit ka rënduar më shumë jetesën e tyre.

Sipas banorëve, kjo nuk është hera e parë që lagjja Ndrelat përballet me një ndërprerje të tillë afatgjatë. Ata kërkojnë që institucionet përgjegjëse të japin shpjegime të qarta dhe të ndërhyjnë menjëherë për të rikthyer furnizimin.

 

 

Saranda Web tentoi të marrë një koment nga Ndërmarrja e Ujësjellësit, por deri në momentin e publikimit nuk pati asnjë përgjigje.

Banorët e Ndrelatit apelojnë për zgjidhje të menjëhershme, duke theksuar se janë lënë të vetmuar në një situatë që po bëhet e padurueshme. Saranda Web do të ndjekë nga afër këtë çështje dhe do të raportojë çdo zhvillim të ri.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Meteorologët zbulojnë si do të jetë moti deri në fund të vitit dhe efektet e El Nino në Europë
Rruga “Lefter Talo” në Sarandë përfundoi, por pemët mungojnë dhe gropat kanë mbetur të hapura
Fondet IPARD të bllokuara: Bujqësia po humbet investime dhe aftësi konkurruese
Debat për pronat në Këshillin Bashkiak Sarandë, të djathtët braktisin mbledhjen – VIDEO
Gjykata e Sarandës rrëzon Prokurorinë: Hotel Central Park në Ksamil është me leje, të hiqet sekuestro
Restorant Pastaria në Sarandë kërkon Kamarier dhe Sanitare

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.