Arrestohet në Skrapar për kultivim kanabisi i riu nga Saranda


timthumbNjëmbëdhjetë persona janë arrestuar nga policia pas një aksioni të kryer në fshatin Dobrenjë të Skraparit. Operacioni i kryer nga policia e Beratit ka çuar në asgjësimin e 14 mijë rrënjëve kanabis dhe sekuestrimin e 140 kg të tjerë në kasollet e ngritura në Dobrenjë.
“Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë 11 shtetasit, pas një pune të mirëorganizuar prej një muaj nga shërbimet e policisë, konkretisht:
1. Leandro Myrteli, 26 vjeç, banues në Fier
2. Donald Velo, 20 vjeç, banues në Fier,
3. Alket Kurti, 34 vjeç, banues në Tiranë,
4. Sefedin Marku, 24 vjeç, banues në Sarandë,
5. Lorenc Alikaj, 27 vjeç, Banues në Tepelenë,
6. Virion Tushallari, 33 vjeç, banues në Levan,
7. Redion Hamzaj, 28 vjeç, banues në Fier,
8. Ilir Omeri, 22 vjeç, banues në Fier,
9. Fadil Tushallari, 57 vjeç, banues në Levan,
10. Barjam Cjapi, 23 vjeç, banues në Tepelenë,
11. Andrea Arixhiu,41 vjeç, banues në Gramsh.
Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kapën duke kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis sativa në parcela të ndryshme.
Bimët u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Dobrenjë, Skrapar.
Gjatë kontrollit të ushtrua në kasollet e ngritura në këto parcela u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 140 kg lëndë narkotike marijuanë si dhe dy armë zjarri të llojit automatik “AK-47”.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 1.5 milionë euro për rikualifikimin e katër rrugëve në Ksamil
“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet
Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.