Arratisje spektakolare në Greqi: grupi i armatosur me kallashnikovë liron 41-vjeçarin shqiptar

Arratisje spektakolare në Greqi: grupi i armatosur me kallashnikovë liron 41-vjeçarin shqiptar

Një skenë që të kujton filmat aksion është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Serres të Greqisë, ku një grup i armatosur rëndë organizoi arratisjen e një 41-vjeçari shqiptar që po transferohej nga burgu i Nigritës drejt spitalit.

 

Arratisje spektakolare në Greqi: grupi i armatosur me kallashnikovë liron 41-vjeçarin shqiptar

 

Gjithçka ndodhi rreth orës 23:30, në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm të Serres, pranë repartit psikiatrik. I burgosuri ndodhej ende brenda furgonit të transportit, nën shoqërimin e punonjësve të sigurisë së burgut, kur në zonë u shfaqën disa automjete.

 

Në pamje të parë, asgjë nuk ngriti menjëherë alarmin. Automjetet krijonin përshtypjen se i përkisnin policisë. Njëri prej tyre raportohet se ishte një Nissan Navara, i ngjashëm me mjetet që përdorin njësitë speciale greke OPKE dhe i pajisur edhe me një sinjal të vogël.

 

Pikërisht kjo duket se ka çorientuar për disa çaste shoqëruesit e të burgosurit, të cilët dyshuan se kishin përballë efektivë policie.

 

Por situata ndryshoi brenda pak sekondash.

 

Nga automjetet dolën persona të armatosur me kallashnikovë. Nën kërcënimin e armëve, ata neutralizuan shoqëruesit e 41-vjeçarit dhe vunë në zbatim planin e arratisjes. Gjatë aksionit, njërit prej punonjësve të burgut dyshohet se iu mor edhe arma e shërbimit.

 

41-vjeçari u nxor nga furgoni dhe u largua së bashku me grupin e armatosur. Autorët hipën menjëherë në automjetet e tyre dhe u zhdukën, duke lënë pas një operacion që dyshohet se ishte planifikuar me kujdes.

 

Ngjarja bëhet edhe më shqetësuese për faktin se në atë moment në ambientet e spitalit ndodheshin edhe dy të burgosur të tjerë, të transportuar atje me një eskortë tjetër.

 

Sipas informacioneve paraprake, i arratisuri është 41-vjeçar me shtetësi shqiptare, i arrestuar vitin e kaluar nga strukturat greke kundër Krimit të Organizuar. Ai dyshohet se ishte përfshirë në një tentativë vrasjeje në Selanik, pas një incidenti të ndodhur në një lokal, ndërsa emri i tij është lidhur gjithashtu me çështje që kanë të bëjnë me armë dhe lëndë narkotike.

 

Arratisja ka vënë në alarm autoritetet greke. Menjëherë pas ngjarjes janë ngritur kontrolle dhe kanë nisur kërkime të gjera për kapjen e 41-vjeçarit dhe identifikimin e personave të armatosur që organizuan lirimin e tij.

 

Deri në informacionet e fundit, si shqiptari i arratisur, ashtu edhe bashkëpunëtorët e tij mbeten në kërkim.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë