Ardit Bido takim me qytetarët në Delvinë: “Vij si biri juaj, jo mysafir” 

12/04/2512:52

Shperndaje:

Ardit Bido takim me qytetarët në Delvinë: “Vij si biri juaj, jo mysafir” 

 

Në një atmosferë të mbushur me emocione dhe ndjeshmëri të thellë, Ardit Bido ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Organizatat Socialiste të lagjeve të Delvinës, duke dëshmuar se ky nuk është një mision elektoral i zakonshëm, por një kthim në rrënjë, aty ku zemra e tij ka rrahur gjithmonë.

 

“Nuk vij për të kërkuar votën si mysafir. Vij si bir i Delvinës.” – ishte mesazhi i parë që përcolli Bido për të pranishmit, duke theksuar se Delvina meriton një përfaqësim të denjë, të përhershëm dhe të ndjeshëm ndaj halleve të përditshme të qytetarëve.

 

 

Takimi u mbajt me përfaqësuesit e lagjeve Vanë & Shijan, Kasapaj & Çoro, Llakë & Xhermahall, Vllahati & Lagjja e Qendrës – ku u diskutuan çështje konkrete si:

 

🚧 përmirësimi i infrastrukturës rrugore;

💡 vendosja e ndriçimit publik;

🧹 pastrimi i qytetit;

🚜 dhe subvencionet për bujqësinë, një sektor kyç për zonën.

 

Kërkesat e qytetarëve ishin të drejtpërdrejta dhe të qarta, ndërsa përgjigjja e Bidos po aq e vendosur: “Angazhim i plotë për zgjidhje. Jo premtime, por garanci.”

 

Ai theksoi se forca më e madhe që sjell në këtë garë është aftësia për të lobuar realisht për interesat e Delvinës. “Ndodh që kjo është një prej pikave më të forta me të cilën hyj në këtë garë. Dhe jo si premtim, por si garanci.”

 

Në një kohë kur shumë figura politike shfaqen vetëm në prag të zgjedhjeve, Ardit Bido vendos një standard tjetër: afërsinë, vazhdimësinë dhe llogaridhënien. Ai kujtoi me krenari se numri i tij i telefonit ka qenë gjithmonë i hapur për qytetarët dhe do të vazhdojë të jetë i tillë.

 

“Delvina ka një djalë të sajin në këtë garë. Që e njeh zonën. Që njeh hallet. Dhe është gati të ngrejë zërin për to.” – tha Bido mes duartrokitjeve të të pranishmëve.

 

Në fund të takimit, mesazhi ishte i qartë: Vota nuk duhet çuar dëm. Jo tek ata që shfaqen vetëm në kohë zgjedhjesh. Jo tek ata që prodhojnë tymnajë, por nuk japin zgjidhje. Delvina ka nevojë për dikë që qëndron, që dëgjon, dhe që vepron.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tom Doshi nga Saranda: PSD e vetmja parti që ka program social – VIDEO
Kep Merli Resort & Residences kerkon te punesoje nje Magazinier/e
Sarandë – 3 ditë pa ujë në “Lugu i Dardhës”: Banorët kërkojnë ndihmë urgjente
Damian Gjiknuri takon banorët e Rusanit: Mos e çoni votën dëm për parti të tjera! Votoni numrin 5
Damian Gjiknuri në Sarandë: Angazhim për zgjidhjen e problematikave dhe përfundimin e Bypass-it
Vikingen Boat Tours kërkon të punësojë 2 agjentë/e biletash për sezonin turistik

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.