Ankesa e një qytetari invalid ndaj OSHEE: “Na detyrojnë të largohemi nga Shqipëria!”

20/03/2520:14

Shperndaje:

Ankesa e një qytetari invalid ndaj OSHEE: “Na detyrojnë të largohemi nga Shqipëria!”

Saranda Web është kontaktuar nga një qytetar me 88% invaliditet, i cili jeton pjesërisht në Greqi për arsye shëndetësore dhe pjesërisht në shtëpinë e tij në fshatin Livadhja, Sarandë. Ky qytetar ka ngritur një ankesë serioze ndaj OSHEE Sarandë, Gjirokastër dhe Tiranë, për shkelje të përsëritura të ligjit, si dhe ndaj administratorit të zonës së Livadhjas.

Sipas denoncimit të tij, që nga viti 2007 deri në korrik 2022, punonjës të OSHEE dhe administratori janë futur në mënyrë të paligjshme në oborrin e shtëpisë së tij, duke ndërruar disa herë matësin elektrik pa dijeninë e tij. Në çdo rast, matësit e rinj kanë qenë pa vulë dhe pa numër vule, ndërkohë që është aplikuar mbifaturim, deri në 7000-8000 lekë në muaj.

Ankesa e një qytetari invalid ndaj OSHEE

maj-qershor 2022, pa dijeninë e tij, një grup prej 11 personash nga Tirana dhe Gjirokastra, të shoqëruar nga administratori i Livadhjas, kanë ndërruar sërish matësin elektrik, duke vendosur një matës elektronik, sërish duke hyrë në oborr pa leje. Qytetari shprehet se ky veprim është bërë “me porosi nga lart për të vjedhur njerëzit e sëmurë dhe emigrantët”.

Pas vendosjes së matësit elektronik, në tetor 2022, një faturist i ri ka kryer mbifaturim, duke përllogaritur 4278 kWh të konsumuar, me një shumë prej 42,029 lekë, edhe pse qytetari nuk ndodhej në banesë dhe konsumi ishte minimal. Ndërkohë, më vonë i është kërkuar të paguajë 72,029 lekë, megjithëse vetë OSHEE Sarandë ka pranuar se “ka gabuar faturisti” dhe se nuk rezulton debitor në sistemin e tyre.

korrik 2024, pa asnjë njoftim paraprak, energjia elektrike i është ndërprerë sërish në mënyrë të paligjshme, përmes ndërhyrjes në matës e jo në shtyllën e shpërndarjes, duke e lënë pa mundësi për të ruajtur ilaçet dhe trajtimet shëndetësore që i nevojiten çdo ditë.

Ai thotë se në vitin 2015 është përballur me të njëjtën situatë mbifaturimi dhe vetëm pas ankesës në portalin korrupsioni.al, u pranua se “fajin e kishte matësi” dhe faturisti u largua nga puna. Megjithatë, abuzimet kanë vazhduar.

Në datën 3 korrik 2024, ai është ankuar edhe pranë Avokatit të Popullit, por deri më sot asnjë masë nuk është marrë ndaj OSHEE, veçanërisht ndaj drejtuesve të qarkut Gjirokastër.

“I bëj thirrje Kryeministrit të Shqipërisë – ju që na thoni të kthehemi nga emigracioni, a nuk është kjo një arsye për të na detyruar të ikim përsëri? Në këtë gjendje të rënduar shëndetësore, kam nevojë për energji për ilaçet dhe trajtimet e mia. Uroj që institucionet kompetente të zbatojnë ligjin dhe të mbajnë përgjegjësi personat që kanë abuzuar.”

Qytetari ka dorëzuar edhe dokumentacionin përkatës pranë drejtorive të OSHEE në Tiranë dhe Gjirokastër, si dhe certifikatën e invaliditetit.

Saranda Web qëndron pranë qytetarëve dhe i bën thirrje institucioneve kompetente të verifikojnë me përgjegjësi të plotë këtë rast dhe të ndërhyjnë pa vonesë për të rikthyer energjinë elektrike dhe për të ndalur abuzimet e raportuara.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Sherr për vendin e parkimit në Ksamil, disa në spital dhe disa në Polici
Saranda çel sezonin veror 2025 me “Saranda Fish Festival” – VIDEO
Aesthetic Center zgjeron stafin dhe kërkon Masazhier/e dhe Estetiste thonjsh
NJOFTIM Punësimi për Staf në Fast Food SHEJNI në Sarandë
Ilir Proda në Athinë: Bashkëpunimin me INTERPOL-in kundër krimit ndërkombëtar
KEP MERLI Ksamil kërkon të punësojë Head Chef

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.