AMA merr vendimin, çfarë do të ndodhi nesër me TV analoge në Qarkun e Vlorës

30/09/1917:21

Shperndaje:


Autoriteti i Mediave Audiovizive në mbledhjen e tij të zhvilluar sot, vendosi mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, në 01 tetor 2019, si dhe shtyrjen e afatit të kalimit në transmetimet numerike për qarkun Vlorë, deri në një datë të dytë që do të përcaktohet në vijim nga AMA.

Bordi u njoh me masat e marra nga AMA gjatë kësaj periudhe për administrimin e procesit të kalimit në transmetimet numerike. Lidhur me pajisjen e popullatës me dekodera, nga të dhënat dhe informacionet e depozituara nga operatorë të ndryshëm tregtarë, ka rezultuar se në treg ka numër mëse të mjaftueshëm dekoderash, që plotësojnë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Kujtojmë se qeveria në kuadër të këtij procesi ka shpërndarë 88 mijë dekodera falas për familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike. AMA gjatë vitit të fundit ka intensifikuar dhe diversifikuar fushatën e informimit të publikut duke e përcjellë atë nëpëmjet mediumeve të ndryshme informative. Me kalimin në transmetimet numerike, shikuesit kanë mundësi të ndjekin 38 kanale pa pagesë të cilat mund të shikohen nga të gjithë dekoderat e tipit DVB-T2, më shumë se në çdo vend tjetër të Ballkanit.

Mbulimi me sinjal numerik i territorit dhe cilësia e transmetimit përmes teknologjisë digjitale janë shumë herë më të larta krahasuar me teknologjinë analoge. AMA, pavarësisht se pjesa më e madhe e qytetarëve tashmë janë të pajisur me dekodera, fton qytetarët që nuk janë pajisur ende me këtë pajisje, të marrin masa për të mundësuar aksesin në transmetimet televizive numerike.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Taverna Rrapo në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhinier/e dhe Pjatalarëse
Central Park Hotel në Ksamil kërkon të punësojë Sanitare
Restaurant Haxhi në Sarandë kërkon të punësojë Pjatalarëse
Mesdheu Restaurant në Sarandë dhe Ksamil kërkon staf. Ofrohet akomodim
Milka Ice Bar & More në Bulevard kërkon punëtore për përgatitjen e krepave dhe waffle-ve
Gati puna për nisjen e tunelit në Bypass-in e Sarandës – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.