Aksi i ri Kardhiq – Sarandë në syrin e Policisë: 8 patenta të hequra dhe 88 gjoba në 24 orët e para

Nis monitorimi me mjetet inteligjente, në aksin e ri rrugor Kardhiq – Delvinë.

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër dhe atë të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas hapjes se këtij aksi të ri për qarkullimin e automjeteve, kanë filluar menjëherë monitorimin e qarkullimit, duke përdorur Poliscan-in, 2 makina inteligjente, radarë automatikë dhe patrulla në lëvizje me mjete të paloguara.

Gjatë monitorimit në këtë aks të ri rrugor, nga pasditja e djeshme deri në këto momente janë konstatuar kryesisht shkelje në drejtim të shpejtësisë, nga drejtues mjetesh që nuk kanë respektuar tabelat kufizuese për shpejtësinë e lejuar në këtë aks rrugor.

Janë pezulluar 8 leje drejtimi dhe janë vendosur 54 masa po për shpejtësi, por pa sanksionin plotësues pezullim i lejes së drejtimit.

Gjithashtu, janë vendosur 34 masa administrative për përdorim të celularit, në disa raste edhe për drejtues mjetesh që janë konstatuar duke filmuar rrugën, gjë që përbën rrezik potencial për tërheqjen e vëmendjes nga drejtimi i automjetit, që sjell si pasojë përfshirjen në ngjarje rrugore.

Janë venndosur 13 masa për parakalime të gabuara dhe 21 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Policia Rugore do të vijojë monitorimin e këtij aksi rrugor dhe të akseve të tjera rrugore nacionale, 24/7, duke përdorur mjetet logjistike bashkëkohore që tashmë Policia Rrugore ka në përdorim, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 1.5 milionë euro për rikualifikimin e katër rrugëve në Ksamil
“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet
Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.