8 Marsi i artizanes nga Saranda: Festa ime në punë, falë saj krijova jetë të lumtur për familjen

08/03/2417:37

Shperndaje:

Anila Onjea, ka zgjedhur që për 8 mars mos të festojë, por të bëje atë që e lumturon çdo ditë. Të prezantojë dhe shesë produktet e saj artizanale me guacka.

Këtë punë e ka bërë që prej 20 vitesh, do të jetë e pavarur dhe të fitojë të ardhura për të krijuar një jetë të mirë për veten dhe familjen.

“Anila Onjea, vijmë nga qyteti i Sarandës. Eksperienca jonë është 20 vite më parë. Puna guacka ishte një pasion. Duke qenë se jemi në anë të detit dhe më pëlqenin punimet me guacka. Kam pasur shitje dhe klientët që më takojnë, prap zgjedhin të blejnë. Kam pasur sukses. Gjatë verës ne jemi në shëtitoren e Srandës. Gjithashtu jemi edhe në panaire edhe jashtë Shqipërisë”.

Pasionin e saj për të krijuar objekte apo bizhuteri me guacka që i mbledh bregut të detit në Sarandë, po e ndjekin dhe bashkëshorti dhe dy djemtë.

“Punojmë me bashkëshortin dhe bashkë me dy djemtë. Të ardhurat tona sigurohen nga kjo punë. Mbledhim guacka, punojmë, bëjmë punë dhe direkte. Bizhutë ecin gjatë sezonit të verës. Përveç këtyre që prezantojnë, klientët këshillojnë. Besnik janë dhe shqiptarët, por dhe të huajt. Nuk është se kemi çmime shumë të shtrenjta, lodhjen, punimin. Për djemtë nuk është aspak inponim. Duke qëndruar pas nesh, ndoqën këtë pasion. I sheh gjithë kohës në tavolinë duke punuar”.

REPORT TV


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.