Trojanët gjunjëzojnë Butrintin

12/10/1616:35

Shperndaje:


delvina-butrinti-3-1Ekipi i Delvinës ka dalë fitimtar sot përballë Butrintit të Sarandës.  Në minutën e 8 të takimit Salaudin Cuni hedh një top në zonë aty ku portiere i Butrintit bën një gafë duke mos e kontrolluar topin e duke e lënë të shojë në rrjetë. 1-0 për Delvinjotët dhe fillon festa në shkallët e stadiumit. Ekipi i Delvinës kërcënon sërisht në minutën e 14 por Cuni është i pasaktë përpara portës. Në minutën e 23 provon Hakarepi me një gjuajtje nga distance për ekipin e Delvinës por topi përfundon jashtë. Në Minutën e 30 portieri dhe mbrojtja vendase nuk merren vesh me njëri – tjetrin por sulmuesi i Butrintit nuk përfiton nga situate. Në minutën e 40 pas një aksioni të Delvinës, është përsëri portieri i Butrintit, i cili nuk vendoset mirë para portës dhe përfiton sulmuesi i Delvinës Dritan Mehmeti që me një parabël e dërgon topin në rrjetë. 2-0 por nuk mbyllet këtu pasi Dritan Mehmeti shënon përsëri duke i kaluar shifrat në 3-0.bistrica-delvine Pjesa e dytë e takimit nis me një zëvendësim tek Butrinti ku del portieri Sejdinaj dhe futet Shehaj. Në minutën e 78 Koshi nga brenda zonës gjuan fort dhe topi përfundon jashtë. Në minutën e 86 kur mbrojtësi Mikeljano Cuni i Delvinës në tentativë për ta hequr topin nga zona e shtyn në rrjetë. Takimi është mbyllur me humbjen e Butrintit me rezultatin 3-1. Në shkallët e stadiumit ka mbizotëruar pëgjatë 90 minutave tensioni mes 2 tifozerive por prania e shumtë e forcave të rendit ka bërë që situata të mbahet brenda kontrollit. Sipas tifozëve të Delvinës, kjo ishte hera e parë që derbi midis dy ekipeve rivale të përjetshme mbyllet pa dhunë midis tifozerive.

 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.