Sinagoga Hebraike Sarande – VIDEO

28/09/2213:50

Shperndaje:

Sinagoga Hebraike Sarande – VIDEO

 

Sinagoga Hebraike Sarande – Nëse do ta vizitoni Sarandën, bëjeni për dy arsye: jo vetëm për plazhet e bukura, natyrën e mrekullueshme apo shtrirjen e vecantë gjeografike, por edhe për vlerat historike që ky vend ka.

 

Sinagoga Hebraike Sarande


Mu në zemër te qytetit, në një nga rrugët kryesore të tij, gjendet Sinagoga Hebraike e Sarandës. Sinagoga ka dalë në dritë pas gërmimeve arkeologjike, ku shihen qartë rrënoja ndërtimesh që I takojnë periudhës së Mesjetës.
Nga këto germime kanë dalë në dukje një Bazilikë dhe dy mozaikë, përkatësisht me figurat e peshqve, shpjegimi i të cilave lidhet me bregdetin e Sarandës.

 
https://youtu.be/1lv2sfbkqAs
 

Në mozaikë gjenden gjithashtu edhe mbishkrime, të cilat janë të palexueshme. Këto shkrime janë mjaft interesante për kureshtjen e vizitorëve, pasi sipas deshifrimeve që u janë bërë, dëshmohet mbi marrëdhëniet dhe besimet e bashkësisë hebraike të Sarandës.

 

Çfarë mund të mësoni te Sinagoga Hebraike Sarande

 

Nëse do ta vizitoni Sinagogën me një ciceron, ai do tu tregojë se ndërtesa e Bazilikës, para se të kthehej në kishë kristiane, ka qenë më parë një ndërtesë hebreje e kultit, një sinagogë.

 

Për të interesuarit pas historikut të qytetit, Saranda, gjate shekullit IV-V, ka lulëzuar si qyteti i Onhezmit. Qyteti vazhdon njihet me emrin Onhezmi deri vonë, derisa mori emrin e 40 Shenjtorëve. Vizitorët këtu mund të njihen gjithashtu edhe me disa monumente të tjara. Këto monumente plotësojnë kete kompleks, duke i dhënë Sinagogës vlera të rëndësishmë historike.

 

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Emërohet drejtuesi i ri politik i PD për Qarkun Vlorë
Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh
Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli
Promovohet libri i Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” – VIDEO
Parlamenti bëhet bunker anti-SPAK për Belindën. Berisha: Do protestojmë përsëri pas 10 ditësh

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.