Manastiri i 40 shenjtoreve që ruan legjenda dhe histori

Manastiri i 40 shenjtoreve që ruan legjenda dhe histori

 

Manastiri i 40 Shenjtoreve, Sarande – Forty Saints Monastery është një objekt kulti  unikal për stilin e ndërtimit. Bazilika dhe manastiri i ‘40 Shenjtorëve’ që ndodhet në majën e kodrës qëndron përballë Kalasë së Lëkurësit.

 

Manastiri i dyzete Shenjtoreve sarande
Manastiri i Dyzete Shenjtoreve, Sarande
 

Manastiri ndodhet vetëm 4 kilometra larg qendrës së Sarandës. Manastiri i 40 Shenjtorëve ka një legjendë që lidhet me 40 ushtarë të arrestuar kristianë. Ata i përkisnin Legjionit 12-të Rrufeja. Atyre u kishin vënë alternativën: O të ndërronin fenë, o të pranonin vdekjen në kushtet e të ftohtit. Pranë vendit të martirizimit nuk mungonte dhe një banjë e ngrohtë. Kjo ishte në dispozicion të atij që do të ndërronte mendje. Por ata refuzuan dhe u dënuan me torture. I detyruan të qëndronin lakuriq në të ftohtin e dimrit dhe të qelive.

 
https://youtu.be/Oo470VPIqdM
 

Gojëdhëna e mbetur në Sarandë thotë se 30 ishin të shenjtë dhe 10 demonë, të cilëve u përket nga një dhomë e nëndheshme. Në qelitë janë zbuluar piktura murale, mes të cilave ajo e një dishepulli që vlerësohet si një nga më të vjetrat e periudhës bizantine.

 

Manastiri i 40 Shenjtoreve duhet të jetë ndërtuar si qendër e rëndësishme pelegrinazhi për të tërhequr besimtarët kristianë nga gjatësia e Adriatikut dhe thellësia e Ballkanit. Mendohet se kisha ka qenë funksionale deri në mesin e shek.19-të, falë kujdesjes së një komuniteti të vogël murgjish. Më past bazilika u braktis. Saranda Web

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë
Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë
Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.