Rezoluta e PE: Shfuqizoni ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe të rishikoni Investimet Strategjike

Rezoluta e PE: Shfuqizoni ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe të rishikoni Investimet Strategjike. Parlamenti Europian i kërkon Shqipërisë të shfuqizojë ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura.

 

 

Parlamenti Europian ka miratuar sot rezolutën për Shqipërinë, ku i bën thirrje autoriteteve shqiptare të shfuqizojnë ndryshimet e vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe të forcojnë mbrojtjen e pasurive natyrore të vendit.

 

Në rezolutë shprehet shqetësim se ndryshimet ligjore mund të lejojnë zhvillime dhe ndërtime në territore me rëndësi të veçantë mjedisore, duke rrezikuar ekosistemet dhe biodiversitetin. Eurodeputetët kërkojnë që zonat e mbrojtura të ruhen sipas standardeve europiane dhe të shmangen projektet që mund të cenojnë integritetin e tyre.

 

Po ashtu, rezoluta ngre shqetësime edhe për Ligjin për Investimet Strategjike. Sipas Parlamentit Europian, procedurat e përshpejtuara për miratimin e projekteve dhe dhënien e lejeve mund të krijojnë rreziqe për mjedisin nëse nuk shoqërohen me vlerësime të plota dhe garanci të forta mbrojtëse.

 

Parlamenti Europian vlerëson se Shqipëria duhet të sigurojë një ekuilibër mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së natyrës, duke respektuar standardet e Bashkimit Europian dhe angazhimet që lidhen me procesin e integrimit.

 

Rezoluta vjen në një kohë kur çështja e investimeve në zonat e mbrojtura dhe statusi i projekteve strategjike kanë qenë në qendër të debatit publik në vend. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.