Organizatorët e protestës në Tiranë: Të dielën na kanë ftuar për të shembur portën në plazhin e Kakomesë

Organizatorët e protestës në Tiranë: Të dielën na kanë ftuar për të shembur portën në plazhin e Kakomesë. Në mbrëmjen e sotme, gjatë ditës së 18-të të protestës në Tiranë, organizatorët njoftuan se të dielën do të zhvillohet një mobilizim në Kakome, me synimin për të shembur portën që prej vitesh kufizon hyrjen drejt gjirit dhe plazhit.

 

Organizatorët e protestës në Tiranë Të dielën na kanë ftuar për të shembur portën në plazhin e Kakomesë.

 

Sipas deklaratës së bërë publike në protestë, Komuniteti i Nivicës u ka bërë thirrje për pjesëmarrje, mbështetje dhe solidaritet të gjitha forcave politike, organizatave dhe qytetarëve që, sipas tyre, mbështesin të drejtën e pronës dhe lirinë e lëvizjes.

 

Në thirrjen e tyre banorët kanë ftuar edhe Partinë Demokratike, siç shprehen ata,  për të larë zullumet. Gjithashtu janë ftuar Partia Mundësia e Agron Shehaj, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapaj, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit, si dhe Partia Socialiste, duke i ftuar të mbajnë qëndrim për çështjen e Kakomesë. Organizatorët deklaruan se banorët e Nivicës kanë qenë gjithmonë paqësorë, por njëkohësisht këmbëngulës në kërkesat e tyre për akses të lirë në zonë.

 

Çështja e Kakomesë vazhdon të mbetet një nga temat më të debatuara në jug të vendit. Banorët kundërshtojnë prej vitesh portën dhe rrethimin e zonës, duke e konsideruar pengesë për hyrjen e lirë të qytetarëve në gjirin dhe plazhin e Kakomesë.

 

Kujtojmë se në vitin 2018, banorët e Nivicës zhvilluan një protestë që u transmetua drejtpërdrejt nga Saranda Web, gjatë së cilës arritën të hapnin me forcë portën dhe të hynin në Kakome. Megjithatë, pas asaj periudhe, gjiri dhe plazhi kanë mbetur sërish të bllokuara, ndërsa debati mbi aksesin publik në këtë zonë vazhdon edhe sot.

 

Organizatorët kanë bërë thirrje që qytetarë nga e gjithë Shqipëria t’i bashkohen tubimit të së dielës, duke e cilësuar Kakomenë si një çështje që, sipas tyre, i përket jo vetëm banorëve të zonës, por të gjithë shqiptarëve. Saranda Web

 

Banoret e Nivices shperthejne porten ne plazhin e Kakomese

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin
Lexoni më shumë
Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Lexoni më shumë
Protestat japin efektet e para: qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë në 6% 
Lexoni më shumë
Nga mobilizimi qytetar te zhvillimi: çfarë mund të mësojë Butrinti nga zonat e mbrojtura në Slloveni dhe Itali
Lexoni më shumë
Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues
Lexoni më shumë
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon Elektriçist dhe Mirëmbajtës hoteli
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.