Pse narrativa se protestat dëmtojnë turizmin nuk qëndron – Nga Auron Tare

Pse narrativa se protestat dëmtojnë turizmin nuk qëndron – Nga Auron Tare. Sot në Portin e Sarandës mbërriti kroçera amerikane Seabourn. Në industrinë e turizmit dihet mirë se, kur një vend konsiderohet i pasigurt ose i përfshirë nga trazira serioze, të parat që ndryshojnë itineraret janë anijet turistike. Arsyeja është e thjeshtë, kompanitë e kroçerave përballen me kosto shumë të larta siguracionesh dhe shmangin çdo destinacion që klasifikohet si problematik.

 

 

Po të ishte Shqipëria një vend i përfshirë nga trazira dhe pasiguri, kjo kroçerë nuk do të ankorohej sot në Sarandë. Përkundrazi, pas saj janë planifikuar të mbërrijnë edhe anije të tjera turistike, sipas kalendarit të zakonshëm të sezonit.

 

Një tregues tjetër domethënës është fakti se Ambasada Amerikane nuk ka lëshuar asnjë paralajmërim për rrezikshmërinë e protestave në Shqipëri. Kjo tregon qartë se situata nuk perceptohet si kërcënim për vizitorët e huaj.

 

Madje, mund të thuhet se protestat paqësore e bëjnë një shoqëri më interesante në sytë e turistëve, sepse dëshmojnë se qytetarët janë aktivë dhe të angazhuar në jetën publike të vendit.

 

Kërcënimi i vërtetë për turizmin shqiptar nuk janë protestat. Kërcënimi i vërtetë është betonizimi i zonave të mbrojtura, shkatërrimi i peizazheve natyrore, ndërtimet pa asnjë lidhje me arkitekturën dhe traditën vendase, si dhe transformimi i Shqipërisë në një destinacion pa identitet kulturor.

 

Turistët nuk udhëtojnë mijëra kilometra për të parë betonin që mund ta gjejnë kudo. Ata vijnë për natyrën, historinë, kulturën dhe veçantinë e këtij vendi. Pikërisht këto janë pasuritë që duhen mbrojtur, nëse duam një turizëm të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

 

Prandaj protesta per te mbrojtur natyren shqiptare trashegimine dhe kulturen tone eshte jo vetem nje e drejte legjitime por nje sherbim i cmuar qe i behet ketij vendi te raskapitur nga klasa e vet politike. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin
Lexoni më shumë
Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Lexoni më shumë
Protestat japin efektet e para: qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë në 6% 
Lexoni më shumë
Nga mobilizimi qytetar te zhvillimi: çfarë mund të mësojë Butrinti nga zonat e mbrojtura në Slloveni dhe Itali
Lexoni më shumë
Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues
Lexoni më shumë
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon Elektriçist dhe Mirëmbajtës hoteli
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.