LSI dhe PDIU rrëzojnë projektin e dyshimtë të Kokëdhimës bashkimi Vlorë – Sarandë

LSI dhe PDIU rrëzojnë projektin e dyshimtë të Kokëdhimës bashkimi Vlorë – Sarandë

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Sarandës hodhën poshtë me shumicë votash  një projekt vendim  për pjesëmarrjen në një Konsorcium të Qarqeve Vlorë-Gjirokastër. Projekt-vendimi u paraqit nga Kryetarja e Bashkisë Floriana Koka dhe parashikonte themelimin e një shoqërie aksionere për zhvillimin e rajonit Vlorë-Gjirokastër. Dokumenti i paraqitur nuk parashikonte se cilat ishin palët e krijimit të këtij Konsorciumi apo dhe baza ligjore mbi të cilën do të mbështetej dhe do të zhvillonte veprimtarinë. Projekti përcaktonte vetëm se ndarja e aksioneve do të ishte 30% publik dhe 70% do i takonte kompanive private që do të bëheshin pjesëmarrëse, por edhe në këtë rast për shpjeguar se cilat do të ishin këto kompani.

Sipas statutit, ky konsorcium mund të hynte në transaksione financiare, shitje e blerje pasurish të patundshme apo dhe aktivitete të tjera si dhe se përgatit projekte, aplikon për fonde, ndihma, kredi e financime të pushtetit lokal nga BE, dhe i përdor për investime për zhvillimin rajonal. Propozimi i kryetares së Bashkisë së Sarandës gjeti mbështetjen vetëm të këshilltarëve socialistë, ndërsa u kundërshtua nga gjithë pjesa tjetër, përfshirë dhe aleatët e së majtës, LSI dhe PDIU. Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë Hariz Mema tha se Projektvendimi ishte  një Koncesion i pastër, uzurpim i të drejtave të Këshillit dhe Bashkisë Sarandë dhe i aseteve publike të qytetarëve sarandiotë.

Dy ditë më parë Partia Demokratike e denoncoi këtë fakt duke deklaruar se pas kësaj manovre “për të vjedhur pasuritë publike” qëndronte sipas saj deputeti socialist Koco Kokëdhima, i cili është në fakt dhe koordinatori i Partisë socialiste për Jugun e Shqipërisë, I njohur veçanërisht për lidhjet e ngushta me kryeministrin Edi Rama. Pak ditë më parë Gazeta Tema shkroi se ky projekt i superdeputetit të Jugut, Koço Kokëdhima që synon krijimin e një konsorciumi ekonomik ku përfshihen 8 biznese të njohura të zonës dhe 11 bashki që drejtohen nga kryetarë socialistë. Sipas Tema, statuti dhe objektivat e këtij “konsorciumi” parashikojnë që bizneset dhe bashkitë do të përfshihen në një rreth të mbyllur ofertash, të formuar nga ky konsorcium, dhe që do të shmangin ligjet kryesore mbi të cilat operon partneriteti publik privat në Shqipëri, që është ligji i prokurimit publik, dhe ai i ankandeve.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Dhuna e Policisë ndaj studentëve zgjon revoltë kombëtare
Lexoni më shumë
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.