Kostandin Kacifas shpallet “Hero i Vorioepirit”

28/10/1816:15

Shperndaje:


 

Si asnjeëherë më parë, shqiptarët dhe minoritarët grekë janë të ndarë në qëndrime pas vrasjes së  Konstandin Kacifa. Sipas mediave greke, ai qëlloi në ajër për të penguar policinë shqiptare të ulte flamurin grek të ngritur në Bularat, duke bërë që për shumicën e grekëve minoritarë ai të konsiderohet si hero, ndërsa për shqiptarët ai konsiderohet një terrorist i cili mori përgjigjen e merituar.

Ndërkohë që mediat shqiptare shkruajnë se “RENEA ekzekuton me armë gjatë shkëmbimit të zjarrit ekstremistin grek Konstantinos Kacifas. Ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë dhe terrorizoi qytetin e Gjirokastrës për më shumë se 5 orë. 35-vjeçari pas lokalizimit nga policia në Bularat nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t’u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve, në këtë moment RENEA e ka ekzekutuar duke e qëlluar në kokë dhe në gjoks”. 

Deri tani nga ana e përfaqësuesve të minoritetit grek në Shqipëri nuk ka patur asnjë reagim për situatën. 

 

 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Day Lux Hotel në Sarandë kërkon Punonjës për sezonin turistik
19-vjeçarja shqiptare humb jetën në Greqi, e droguan dhe e lanë të vdiste në rrugë
Kërkohet një kujdestare gjatë ditës për një grua të moshuar në Sarandë
MARKET DAILY në Sarandë kërkon të punësojë staf shërbimi dhe manaxherial
Market ushqimor JULI kërkon Kasiere dhe Sistemuese. Ofrohet akomodim
Digjet një automjet në orët e para të mëngjesit, Policia në kërkim të autorëve

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.