Kalaja e Borshit

Kalaja e Borshit ndodhet rreth 3 km në veri-perendim të fshatit Borsh, Sarandë. Kalaja e Borshit  ngrihet mbi një kodër, e cila përfundon në majë me një kreshtë shkëmbore dhe zë një pozicion qendror kundrejt qytetit antik të Borshit, i cili shtrihej dikur në shpatet e kësaj kodre. Kalaja ka një pozitë të rëndësishme strategjike jo vetëm sepse ndodhet pranë detit por edhe pranë njërës nga dy grykat që përshkonin që në lashtësi malet Akrokeraune, në mesjetë të njohura si malet e Himarës, duke lidhur bregdetin me brendësinë e vendit. Nëpërmjet “Grykës së Borshit” realizohej lidhja me Kalasën dhe Delvinën. 
Gurët janë punuar në forme të tillë që faqja e jashtme të jetë e fryrë, ndërsa faqet e tjera të jenë të rrafshëta që e afron për nga teknika me muret e Butrintit. 
12669666_1742184096015910_8750325703825494768_n 12715451_1742184029349250_3170020206843380330_n12728806_1742183886015931_4626082861290731020_n 12734254_1742183922682594_1241138774770222735_n 12743558_1742183949349258_1464906846011009000_n 12669648_1742184066015913_9209631207276862922_n

loading...
loading...