I dënuar për thirrje urrejtjeje nacionaliste, KQZ i ndalon kandidimin “të pavarurit”

17/05/1919:25

Shperndaje:


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme për verifikimin e kandidatëve për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit i ka ndaluar kandidimin Alfred Belerit në zgjedhjet e 30 qershorit si kandidat i pavarur në Bashkinë e Himarës.

“Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit për Kryetar në Bashkinë Himarë, z. Dhionisios Alfred Petro Beleri, i pavarur, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publik”. KQZ vendosi të refuzojë kandidaturën e z. Dhionisios Alfred Petro Beleri, kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë Himarë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019″ deklaron KQZ-ja.

Burimet të A2 CNN bëjnë të ditur se në vitin 1999, Gjykata e Athinës e ka dënuar me 18 muaj burg për mbajtje pa leje të armës. Nga ky dënim, ai nuk ka kryer burg.

Ndërsa në vitin 2006, Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 3 vjet burg për thirrje urrejtjeje nacionaliste. Edhe për këtë vendim nuk ka kryer burg.

Gjatë ditës së sotme, kandidati Beleri ka qenë në Athinë, së bashku me kreun e PBDNJ Vangjel Dule dhe kryetarin e OMONIA Vasil Kajo, ku kanë patur një takim me kryetarin e Demokracisë së Re.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Jeni gjobitur me 500 lekë…”/ Kujdes! Ky mesazh është mashtrim: Mos e klikoni linkun
Art & Tourism Development Group kërkon të punësojë staf teknik
Zbardhet misteri: Ndërtesa e shembur në Ksamil e kreut të AMP Gjirokastër-Vlorë – VIDEO
Njoftim punësimi në Grand Hotel Sarandë
Qendra Estetike Doctor Fish Saranda kërkon asistente (Infermiere). Të komunikojë greqisht
Dhunohen barbarisht dhe grabiten cifti i moshuar në Lefter Talo, Finiq – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.