Elton Dauti drejtori i ri i Postës Shqiptare në Sarandë

22/02/1714:06

Shperndaje:


Ditën e sotme është bërë emërimi i Elton Dauti në postin e drejtorit të Postës Shqiptare në Sarandë.
Elton Dauti vjen në këtë post pas dorëheqjen së Stillo Llambri.
Prej vitesh dega e Sarandës e Postës Shqiptare vuan nga kushtet e vështira të ambienteve ku kryen shërbimet e veta, sidomos në zyrat e shpërndarjes së pensioneve. Disa herë kushte e vështira, ambientet pa ngrohje dhe banja, por sidomos radhët e gjata sfilitëse për pensionistët, kanë qenë objekt i publikimeve në Saranda Web.
Këto janë problematikat dhe sfidat e reja me të cilat pritet të bërballet drejtori i ri Elton Dauti dhe për të cilat njerëzit presin zgjidhje urgjente.elton dauti

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.