Drejtori i Spitalit të Sarandës APEL nëpërmjet Saranda Web për dhurim gjaku

03/04/209:58

Shperndaje:


Une si Drejtor i Sherbimit Spitalor se pari dua te falenderoj Saranda Web qe jeni prane nesh ne kete lufte te perbashket kunder koronavirusit duke na ndihmuar me mundesit tuaja ne informimin rigoroz te qytetareve te Sarandes per situaten faktike dhe reale me seriozitetin qe ju karakterizon ne informimin e publikut.
Po ashtu dua te falenderoj gjithe qytetaret per ndihmen qe po na japin duke zbatuar me pergjegjesi individuale te gjitha udhezimet per levizjet si dhe respektimin e menyres per ofrimin e sherbimit spitalor ne urgjence por dhe ne sistemin paresor.

Me kete mundesi qe ju po na jepni dua tju beje nje thirrje te gjithe qytetareve per shkak te situates te krijuar eshte shume e nevojshme dhurimi i gjakut ne keto momente te veshtira sidomos per femijet talasemik qe ne kemi ne qytetin tone.
I siguroj qytetaret se ambjentet e sherbimit per dhurimin e gjakut jane teper te sigurta dhe kane asistencen tone maksimale te gjithe dhuruesit per transportin e tyre per te ardhur dhe te dhuruar gjake. Ne i garantojme ata qe nuk kane asnje rrezik ne kryerjen e kesaj procedure per shendetin e tyre. Ne keto momente te veshtira jam i bindur qe ne si qytet do tregojme humanizmin dhe solidaritetin tone per keta femije qe e kane jetike transfuzionin e gjakut. Le te ndihmojme te gjithe!
Ju faleminderit edhe njehere te gjitheve!

Erjon Dhroso
Drejtor


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.