Butrinti humbet me Elbasanin 2-3

Butrinti humbet me Elbasanin 2-3

Fillimi ka qenë më i mirë për miqtë nga Saranda, të cilët krijojnë raste shënimi pa fund, por veprimet e sulmuesve të Butrintit janë amatore. Ndërsa më pas loja hyn në faza ekuilibri dhe vendësit fitojnë terren duke sulmuar derisa në të 44-ën është Mateos Toçi që futet brenda zonës dhe pengohet nga Xhuvani që shkakton penallti. Nga pika e bardhë është vetë Toçi që godet dhe shënon. Në fraksionin e dytë loja bëhet më e gjallë dhe veprimet sulmuese janë më të shpeshta, por edhe gabimet e mbrojtësve të të dyja skuadrave shtohen.

Në të 54- ën ka një moment nervozizmi ndërmjet Buallit të Elbasanit dhe Shabës së Butrintit, por gjithçka zgjidhet me qetësi. Fillimisht është Kasa që del vetëm me portierin dhe nuk e ka pasur të vështirë të shënojë duke e kaluar në 2-0 ekipin e tij. Por, menjëherë është kundërpërgjigjur skuadra e Butrintit, me anë të mesfushorit Meçani që ekzekuton bukur një goditje dënimi në afërsi të zonës dhe gjuajtja e tij përfundon në rrjetë.

Rihapet loja, por elbasanasit kërkojnë golin e sigurisë, i cili vjen në të 80-ën minutë, kur Bilali dhe Tafani kombinojnë me njëri-tjetrin brenda zonës dhe i pari e dërgon topin në rrjetë, 3-1. Në shtesë, sarandjotët arrijnë të shënojnë edhe golin e dytë me anë të Rugjit, që pa asnjë mëdyshje ishte një nga lojtarët më aktivë në fushë. Por, nuk ka mjaftueshëm kohë dhe sfida mbyllet 3-2 për Elbasanin që i largohet vendit të fundit.

Butrinti humbet me Elbasanin

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Tirana në bojkot dhe protestë, në Sarandë nxënësit dhe studentët vijojnë normalisht mësimin
Lexoni më shumë
Dhuna e Policisë ndaj studentëve zgjon revoltë kombëtare
Lexoni më shumë
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.