A mund të funksiononte në Sarandë ky sistem ushqyes ndaj qenve të rrugës?


Gjatë kohëve të fundit numri i qenve të rrugës është shtuar ndjeshëm dhe prej qytetarëve të Sarandës kanë rënë pre e sulmeve të qenve endacak, sidomos kohën e dimrit.
Megjithëse përpara disa vitesh ka patur projekte për vaksinimin sterilizimin dhe grumbullimin e qenve të rrugës në strehimore, ku edhe do ushqeheshin, kjo nuk ka ndodhur.
Nga ana tjetër, mbrojtësit e të drejtave të kafshëve janë pajtuar me këtë realitet, mjafton të mos preken kafshët. Në mjaft raste ata kanë heshtur edhe nga frika se nëse do të ngrinin zërin e tyre në mbrojtje të kafshëve, Bashkia mund t`u priste ndihmën ekonomike që mund ta marrin edhe të pa merituar.
Në asnjë rast mbrojtësit e të drejtave të kafshëve nuk kanë kërkuar apo nuk kanë hedhur idetë e tyre si mund t`u vihej në ndihmë kafshëve të rrugës, sic do të ishte ngritja pranë kazanëve të mbeturinave e disa koshave ku qytetarët të lënë mbeturinat e tyre ushqimore, me qëllim ushqyerjen e kafshëve të rrugës.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Dhuna e Policisë ndaj studentëve zgjon revoltë kombëtare
Lexoni më shumë
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.