10.000 lekë të vjetra/ Rritet çmimi i biletës për të vizituar Butrintin


Ministria e Kulturës ka njoftuar rritjen e çmimit të biletës për vizitorët në Parkun e Butrintit, çmim i cili shkon në 1.000 lekë të reja për individë dhe 800 lekë të reja për grupe në më shumë se 12 persona.
Sipas ministrisë së Kulturës, rritja e tarifave shkon paralelisht me rritjen e nivelit dhe numrit të shërbimeve.
Urdhri për rritjen e çmimeve të biletave për të vizituar muzetë dhe sitet arkeologjike parashikon edhe kategoritë që përjashtohen nga ky urdhër. Ministrja Elva Margariti shprehet se bashkë me rritjen e biletave vjen edhe shtimi i kategorive që përfitojnë hyrje falas apo reduktim të çmimit për të hyrë në muze, parqe e monumente.
Të gjithë vizitorët do vijojnë të përfitojnë hyrje falas gjatë disa festave kombëtare e ditëve kushtuar trashëgimisë kulturore. Po ashtu, hyrja falas garantohet të dielën e fundit të çdo muaji.
Ndër kategoritë që përfitojnë hyrje falas janë individët që ushtrojnë veprimtari të ndryshme brenda kufijve të parqeve apo monumenteve, të pajisur me lejen përkatëse, fëmijët deri në moshën 12-vjeçare, ish-të përndjekurit politikë, veteranët e luftës, studiuesit apo studentët që kryejnë ekspedita mësimore, guidat etj.
Ndërsa përfitojnë çmime të reduktuara nxënësit nga 12-18 vjeç, studentët, jetimët, invalidët, pensionistët, grupet e vizitorëve, më të mëdha se 12 persona etj.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Nxënësit e “Hasan Tahsinit” bojkotojnë mësimin në Sarandë, thirrje bashkëmoshatarëve të bashkohen
Lexoni më shumë
Rama reagon pas protestave të studentëve: Hajdeni të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje
Lexoni më shumë
Nxënës dhe studentë paralajmërojnë bojkot dhe protesta edhe në Sarandë
Lexoni më shumë
Kumbaro reagon pas protestave të nxënësve dhe studentëve: Jemi të hapur për dialog
Lexoni më shumë
Tirana në bojkot dhe protestë, në Sarandë nxënësit dhe studentët vijojnë normalisht mësimin
Lexoni më shumë
Dhuna e Policisë ndaj studentëve zgjon revoltë kombëtare
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.