Zjarri te Syri i Kaltër, situata alarmante – flakët përparojnë me shpejtësi, vizitorët evakuohen

Zjarri te Syri i Kaltër, situata alarmante – flakët përparojnë me shpejtësi, vizitorët evakuohen

 

Situata në Parkun Natyror të “Syrit të Kaltër” ka marrë përmasa alarmante, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi të madhe për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Të gjithë vizitorët janë evakuuar, ndërsa një helikopter i forcave të armatosura ka ndërhyrë nga ajri. Për shkak të dendësisë së bimësisë dhe terrenit të vështirë, depërtimi i forcave tokësore mbetet i kufizuar.

 

Zjarri te Syri i Kaltër, situata alarmante

 

Nënprefekti i Sarandës, Kristaq Kiço, i cili ndodhej në vendngjarje, deklaroi se kjo është hera e parë që Parku përfshihet nga një situatë e tillë. Ai theksoi se ndërhyrja nga ajri pritet të përforcohet me avionë ‘Canadair’.

 

 

“Situatë e pafavorshme edhe për shkak të erës. Situatë e papërjetuar edhe më parë, e shihni edhe vetë forcën e saj, teksa edhe flakët fluturojnë deri në distancë 200 metra nga forca e erës. Personalisht nuk e kam përjetuar ndonjëherë. Jemi përqendruar në fshatin Krongj me forca të dislokuara, si dhe sot me helikopter të forcave të armatosura. Por edhe pse u mendua se u shua, vatrat u riaktivizuan, situata mbetet problematike. Parku i Syrit të Kaltër nuk mbaj mend të jetë përfshirë ndonjëherë nga flakët në këto përmasa,” tha Kiço.

 

 

Për planin operacional, nënprefekti shtoi se terreni i dendur nuk lejon operacionin tokësor në shkallë të plotë dhe se aktualisht janë të pranishëm disa vatra të shpërndara në një perimetër prej rreth 50 kilometrash, përfshirë edhe zonën e Mesopotamit.

 

“Deri tani ka operuar një helikopter dhe jemi në pritje të avionëve ‘Canadair’ që i presim nga çasti në çast. Problemi është se janë disa vatra zjarri, madje ka edhe nga ato që riaktivizohen. Duhet treguar kujdes maksimal, jemi në terren 24 orë, por kushtet atmosferike, era dhe temperaturat e larta i kemi në disfavor,” përfundoi ai.

 

 

Ndërkohë, autoritetet u bëjnë thirrje banorëve dhe vizitorëve të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë ndezjen e zjarreve të reja, pasi situata mbetet tepër e brishtë dhe në varësi të kushteve të motit mund të përkeqësohet më tej.

 

Dita e shtatë e zjarreve në Finiq: Dhjetëra shtëpi, mijëra ullinj dhe vreshta të djegura

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.