Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual

Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual

Bizneset dhe qytetarët kanë një mundësi të re për të kërkuar sqarime mbi procedurat dhe detyrimet tatimore. Administrata Tatimore ka vënë në dispozicion asistentin virtual “Muçi”, i cili u ofron tatimpaguesve informacion dhe orientim për paqartësitë që hasin.

Shërbimi është përfshirë në faqen zyrtare të Tatimeve dhe u shtohet kanaleve ekzistuese të komunikimit, si Qendra e Thirrjeve, drejtoritë e shërbimit pranë drejtorive rajonale dhe pyetjet përmes platformës e-Filing.

Tatimpaguesit mund t’i drejtohen asistentit për çështje të ndryshme, nga kompensimi për fermerët dhe dokumentacioni që duhet të dorëzojnë, deri te autofaturimi dhe tatimi mbi fitimin. Qëllimi është të krijohet një pikë shtesë orientimi për pyetjet që lindin gjatë ushtrimit të aktivitetit ekonomik.

Për çështjet që kërkojnë interpretim teknik dhe ligjor, Administrata Tatimore përcakton se subjektet mund t’i drejtohen zyrtarisht Drejtorisë Teknike dhe Ligjore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Emri “Muçi” lidhet me protagonistin e debatit të njohur me tregtaren Bardha në tregun e Sarandës. Kërkesa për dokumentacionin e rigonit dhe përgjigjet e tregtares, e cila shpjegonte se e kishte mbledhur në mal, e kthyen episodin në një nga videot e përhapura gjerësisht në rrjetet sociale.

Në këtë pikë nevojitet një sqarim: Muçi nuk ishte punonjës i Tatimeve, siç është paraqitur në një pjesë të raportimeve mediatike. Ai është drejtori i Bujqësisë në Bashkinë Sarandë dhe në këtë detyrë u përfshi në kontrollin në tregun e qytetit. Identifikimi i tij si “tatimor” ishte një pasaktësi që është përsëritur edhe për asistentin virtual. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.