Zjarri në Saraqin vazhdon i pashqetësuar, asnjë përpjekje për fikjen – VIDEO

04/08/2412:33

Shperndaje:

Një zjarr ka shpërthyer që prej pasdites së djeshme në shpatin jugor të malit të Saraqinit në Konispol, duke shkaktuar shqetësim të madh për banorët. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë përpjekje serioze për fikjen e flakëve, duke lënë situatën jashtë kontrollit dhe duke rrezikuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Zjarri, i cili filloi në orët e vona të pasdites së djeshme, ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Banorët janë shprehur të shqetësuar, ndërkohë që shprehin pakënaqësi për mungesën e ndërhyrjes së autoriteteve përkatëse.

 

 

 

Dëshmitarë nga vendngjarja raportojnë se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe thatësirës së gjatë që ka karakterizuar muajt e fundit. Në mungesë të përpjekjeve serioze për fikjen e zjarrit dhe ndëryrjes nga ajri, situata vazhdon të përkeqësohet.

Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një deklaratë  lidhur me situatën dhe masat që priten të ndërmerren për të vënë zjarrin nën kontroll. Ndërkohë, qytetarët kërkojnë ndihmë urgjente nga shërbimet e emergjencës për të parandaluar një katastrofë të mëtejshme ekologjike dhe ekonomike.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Prokuroria çon në gjyq një shtetas për pastrim parash, sekuestrohen 2 apartamente në Sarandë
Aksion i ri i Tatimeve në turizëm: kontrolle në Booking & Airbnb, pagat fiktive dhe fiskalizimi
“Fondi Shqiptar i Zhgënjimit” investon në Sarandë pa pyetur qytetarët – VIDEO
Aris Boat Tour në Sarandë kërkon Agjent Shitjesh në terren
Ardit Bido: Delvina dhe Konispoli duhet të mbeten bashki, identiteti nuk negociohet – VIDEO
Shtyu babanë nga shkallët pasi i kishte vrarë nënën, Gjykata jep dënimin për 43-vjeçarin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.