Zjarrfikësit e Sarandës, Delvinës, Konispolit, Finiqit dhe Himarës përfitojnë 1 pagë shtesë

30/07/2610:29

Shperndaje:

Një pagë shtesë për zjarrfikësit e Sarandës, Delvinës, Konispolit, Finiqit dhe Himarës

Zjarrfikësit e Sarandës, Delvinës, Konispolit, Finiqit dhe Himarës, të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve në zonën e Sarandës, do të përfitojnë një pagë shtesë. Vendimi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili njoftoi se është miratuar shpërblimi me një rrogë shtesë për efektivët e Forcave të Armatosura dhe zjarrfikësit që kanë marrë pjesë në operacionet kundër zjarreve.

 

@sarandaweb

Një zjarr ka rënë gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës, në Ksamil. Sipas informacioneve të përcjella për Saranda Web, zjarri është shfaqur pas orës 03:00 të mëngjesit. Në zonë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa drejtori i zjarrfikësve të Sarandës konfirmon se zjarri është vënë nën kontroll. Për momentin nuk ka të dhëna të konfirmuara për dëme apo për shkaqet e zjarrit. #zjarr #ksamil #ksamili #sarandaweb #zjarrfikës

♬ Silent Hill – Various Artists

 

 

“Miratuam një rrogë shtesë për ushtarët e zjarrfikësit që kanë punuar për shuarjen e zjarreve”, deklaroi Nufi.

 

Në zonën e Sarandës, zjarrfikësit e pesë bashkive u angazhuan në përballimin e vatrave të zjarrit, mes tyre zjarri në Bregas (Vromeros) dhe zjarri në Gjirin e Hartës në Ksamil. Operacionet kërkuan angazhim të forcave nga disa bashki për të kufizuar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur zonat e rrezikuara.

 

Dhënia e një page shtesë për forcat e angazhuara ishte paralajmëruar pak ditë më parë edhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa tashmë ministri Nufi ka bërë të ditur miratimin e masës.

 

Shpërblimi vjen pas një periudhe me vatra zjarri në disa zona të vendit, ku zjarrfikësit dhe efektivët e Forcave të Armatosura janë angazhuar në terren për shuarjen dhe mbajtjen nën kontroll të flakëve. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zjarrfikësit e Sarandës, Delvinës, Konispolit, Finiqit dhe Himarës përfitojnë 1 pagë shtesë
Colosseum Hotel në Ksamil kërkon Hostes për Restaurant
“Plazhet janë për familjet, jo për aventurierët”, Lamallari paralajmëron masa ekstreme pa tolerancë
Mungonte pronari, 3 filipinezët ia mbathin nga hoteli ku punonin në Dhërmi, nisen drejt Sarandës
Hotel PINI dhe La Mar Restaurant në Shëtitoren e Sarandës kërkon staf
KiE kundër centralizimit të pushtetit lokal: Bashkitë duhen fuqizuar, jo dobësuar

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.