Rama: Avionët do të vijnë në fund të vitit, situatën do ta përballojnë zjarrfikësit
Rama: Avionët do të vijnë në fund të vitit, situatën do ta përballojnë zjarrfikësit
Në një kohë kur temperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve në Shqipëri, tre avionët zjarrfikës që pritet t’i shtohen kapaciteteve të vendit nuk do të jenë në dispozicion gjatë kësaj vere. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se procedura për blerjen e tyre ka përfunduar, por avionët do të mbërrijnë në fund të vitit, pra pasi të ketë kaluar sezoni me rrezikun më të lartë nga zjarret.

Sipas Ramës, aktualisht Shqipëria ka katër helikopterë të gatshëm për ndërhyrje nga ajri, ndërsa në rast nevoje kapaciteti mund të rritet në gjashtë mjete. Për situata emergjente të zgjatura, qeveria ka parashikuar edhe mundësinë e sigurimit të avionëve shtesë nga jashtë.
Kryeministri njoftoi gjithashtu se monitorimi i territorit do të përforcohet përmes përdorimit të dronëve dhe një sistemi të ri, me synim evidentimin dhe ndjekjen më të shpejtë të vatrave të zjarrit.
Në të njëjtën kohë, Rama propozoi që efektivët e Ministrisë së Mbrojtjes të angazhuar në operacionet kundër zjarreve të përfitojnë menjëherë një pagë shtesë. Ai u bëri thirrje edhe bashkive që të aplikojnë të njëjtën masë për forcat e tyre të angazhuara në terren.
Duke iu referuar situatës së zjarreve në Francë dhe Spanjë, Rama theksoi se Shqipëria duhet të jetë e përgatitur për skenarë të rëndë gjatë sezonit të verës dhe se ajo që po ndodh në vende të tjera të Evropës duhet të shërbejë si paralajmërim.
Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari paralajmëroi masa të ashpra ndaj personave që shkaktojnë zjarre, duke theksuar se zjarrvënia mund të dënohet deri në 15 vite burg.
Sipas bilancit të paraqitur nga ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, nga 1 qershori deri më 24 korrik janë regjistruar 22 vatra zjarri, ndërsa rreth 1,100 forca janë angazhuar në operacionet për shuarjen e tyre.
Situata deri tani raportohet nën kontroll, por kujtesa e verës së vitit 2025 mbetet e rëndë: 346 vatra zjarri dogjën rreth 49 mijë hektarë pyje dhe kullota.
Ndërkohë, qeveria shqiptare ka shprehur gatishmërinë për të ofruar ndihmë edhe për Francën dhe Spanjën në përballimin e zjarreve. Saranda Web
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
27/07/2614:25
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 1
27/07/2614:25
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
27/07/2614:25
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 10
27/07/2614:25
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
27/07/2614:25