Mungonte pronari, 3 filipinezët ia mbathin nga hoteli ku punonin në Dhërmi, nisen drejt Sarandës

Mungonte pronari, 3 filipinezët ia mbathin nga hoteli ku punonin në Dhërmi, nisen drejt Sarandës

Një denoncim i mbërritur në Saranda Web nga Dhërmiu ngre shqetësimin për largimin e papritur të tre punonjësve filipinezë nga një hotel ku ishin të punësuar gjatë sezonit turistik. Sipas personit që ka kontaktuar redaksinë, bëhet fjalë për tre shtetas filipinezë, një djalë dhe dy gra, të cilët dyshohet se kanë lënë punën dhe janë larguar nga hoteli gjatë ditës së sotme, në një moment kur pronari i biznesit ndodhej jashtë Shqipërisë.

 

Mungonte pronari, 3 filipinezët ia mbathin nga hoteli ku punonin në Dhërmi, nisen drejt Sarandës

 

Denoncuesi pretendon se largimi ka qenë i papritur dhe se tre punonjësit janë nisur në drejtim të Sarandës, duke e lënë hotelin pa stafin që ishte kontraktuar për këtë periudhë të sezonit.

 

Në mesazhin dërguar Saranda Web ngrihen gjithashtu pikëpyetje mbi arsyen e largimit të tyre të papritur dhe të paparalajmëruar. Megjithatë, rrethanat e largimit mbeten të paverifikuara dhe, deri në këtë moment, Saranda Web nuk disponon informacion për ndonjë kallëzim apo konstatim zyrtar nga Policia.

 

Denoncuesi shprehet se qëllimi i publikimit është të vërë në dijeni edhe bizneset e tjera ku tre punonjësit mund të kërkojnë punë pas largimit nga Dhërmiu.

 

Saranda Web e publikon denoncimin si pretendim të personit që ka kontaktuar redaksinë dhe jo si fakt të konfirmuar, ndërsa mbetet e hapur për reagimin e personave të përfshirë, të hotelit apo të institucioneve përkatëse. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë
Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.