Vrasja në Ksamil/ Kamerat filmojnë ngjarjen, autori doli nga një makinë që priste para shtëpisë

Dalin detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil.

Gramoz Mema, me origjinë nga Tepelena, por që jetonte prej vitesh në Ksamil, është qëlluar në kohën kur po kthehej në banesën e tij.

Sipas informacioneve të Saranda Web autorët e kanë pritur viktimën përpara shtëpisë dhe në momentin që 40 vjeçari Gramoz Mema ka parkuar automjetin dhe ka dalë për të hyrë në banesë, një prej autorëve ka dalë nga automjeti me të cilin prisnin dhe ka qëlluar me pistoletë mbi viktimën.

Më pas, autori ka hyrë në automjet dhe janë larguar.

Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorëve, nëse ata kanë vijuar rrugën për tu larguar me të njëjtin automjet, apo e kanë braktisur atë, e kanë djegur apo e kanë zhytur në liqenin e Butrintit apo në det.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.