VIDEO – Sarande: Kapet hajduti i 4.500 eurove

30/11/1714:26

Shperndaje:


 

Policia kap autorin i cili disa ditë më parë i ka vjedhur një shtetasi një çantë personale me 4500 Euro !
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një pjesë e shumës së vlerave monetare që shtetasi kishte vjedhur !
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndryshme të ndodhura në qytetin e Sarandës si edhe për kapjen e ndalimin e shtetasve kryerës të këtyre veprave penale, ditën e djeshme kanë kapur një shtetas 35 vjeç, banues në Himarë.
Shtetasi i mësipërm, më datë 24.11.2017, në afërsi të fshatit Çukë, pranë një pike karburnati, në bar kafe, ka vjedhur një çantë personale, në brëndësi të saj me sendet identifikuese personale si edhe me një sasi shume vlerash monetare prej 4500 Euro, të cilat i përkisinin shtetasit K.I., i cili kishte bërë edhe kallëzim për këtë fakt.
Policia i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shtetasit J.K, shumën e vlerave monetare, prej 3900 Euro, 3 dollarë dhe 1500 lekë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit të mësipërm për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 të Kodit Penal.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Aksident në Ksamil, të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë
Fluks i lartë qarkullimi gjatë gushtit në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës
Tërmet 4.5 ballë, epiqendra pranë Borshit – lëkundje të forta edhe në Sarandë
Festa e Konispolit – Konispoli në festë, tradita, muzika dhe historia bashkojnë qytetin
Hotel Diamond në qendër të Sarandës kërkon Recepsionist/e dhe Sanitare
Olti Çaçi vesh jelekun dhe dorezat dhe i përvishet punës për pastrimin e Sarandës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.