VIDEO – Policia intensifikon kontrollet për zbatimin e masave anti-Covid

09/02/2113:28

Shperndaje:


Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren, në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Tiranë janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit, 61 drejtues mjetesh, të cilët u konstatuan duke lëvizur me mjet pas orës 22:00. Po në kuadër të monitorimit të zbatimit të masave anticovid, gjatë ditëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, për mosvendosjen e maskës, 2606 shtetas; 13 administratorë dhe pronarë lokalesh që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë janë ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë; 2 administratorë lokalesh me pezullim të aktivitetit për 6 muaj, pasi janë konstatuar në shkelje të përsëritur; 41 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vjet dhe 52 shtetas janë ndëshkuar me nga 10.000 lekë, pasi janë konstatuar duke lëvizur pas orës 22:00.

VIDEO

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pas apelit dhe thirrjes drejtuar qytetarëve për respektim me rigorozitet të masave kufizuese anticovid, ka dalë sërish në terren për të monitoruar nga afër zbatimin e këtyre masave. Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid, pronarët dhe administratorët e lokaleve të zbatojnë protokollet e sigurisë, ndërsa drejtuesit e automjeteve të respektojnë orën policore, pasi kontrollet do intensifikohen akoma më tej, në bashkëpunim edhe me Task Forcën, për të bërë të mundur ndërprerjen e zinxhirit të infektimit të qytetarëve me COVID-19.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama paralajmëron: Konfiskim për objektet e braktisura që nga vitet ’90 dhe ndërtimet që tejkalojnë lejen me mbi 2%
Rama: Asnjë ndërtim pas vitit 2020 nuk do legalizohet, të pavlefshme vetëdeklarimet
Ish-deputeti kërkon ta përvetësojë, banorët e duan kënd lojrash. Vendimi jepet nga Gjykata e Sarandës
Taverna SANDRI në Karahaxh kërkon 2 Punonjëse Pastrimi (Sanitare)
Pasticeri ZYKA në Sarandë kërkon Punonjëse pastrimi (Turni i dytë)
Rama: Trotuarët u çliruan, qytetarët ndihen më të lumtur

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.