VIDEO – Bashkia Delvinë dështon në mbajtjen pastër të territorit

09/05/2218:32

Shperndaje:

Disa muaj më parë, pas evidentimit të situatës së ndotjes në grykëderdhjen e Bistricës dhe plazhet e Sarandës, si pasojë e ndotjes në luginat e lumenjve Kalasë dhe Bistricë, Saranda Web organizoi takime informuese dhe  sensibilizuese me banorë të këtyre zonave dhe institucionet e njësive vendore.

Pavarësisht se nga ana e kryetares së Bashkisë Delvinë Majlinda Qilimi u theksua se Bashkia Delvinë ka ndërmarrë masa për mbajtjen pastër të mjedisit dhe u morën angazhime për përmirësimin e mëtejshme të gjendjes, nga raportime të banorëve dhe nga  një vëzhgim i kryer nga Saranda Web ditët e fundit vihet re se gjendja paraqitet shumë e keqe: me kosha të tejmbushur dhe mbeturina të përhapura rreth koshave si pasojë e mostërheqjes së shpeshtë të mbeturinave, fshatra me mungesë kontenierësh, të cilat mbetjet i hedhin në përrenj, mbeturina këto të cilat me reshjet e shiut do të përfundojnë në grykëderdhjen e Bistricës dhe një pjesë e vogël e tyre do të përhapen në plazhet e Sarandës, ndërsa shumica do depozitohen në fund të detit në Gjirin e Sarandës.

VIDEO


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

AUGUSTO Coffee & Ëmbëltore kërkon Shitëse në banak, Pjekës/e në kuzhinë dhe Sanitare
Hotel Myrtaj në Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Sanitare
Igli Gjoca humb jetën tragjikisht si pasojë e kontaktit nga rryma elektrike
Vajza kërkon babanë e humbur prej më shumë se 20 vitesh, mendohet se ka jetuar në Sarandë
Hotel Diamond në qendër të Sarandës kërkon të punësojë staf për sezonin turistik
Bota mori frymë lirisht dhe nafta u ul me 20 $ por në Shqipëri “Bordi i Talljes” e ul vetëm 4 Cent

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.